Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, uron ditës e Europës dhe rendit arsyet që e mbajnë Shqipërinë larg Europës dhe BE-së.
Më poshtë statusi i Telitit:
Dita e Europës e gjen Shqipërinë larg Europës e BE-së.
👉Larg parimeve europiane të demokracisë dhe ushtrimit të saj, lirisë së fjalës dhe të drejtës për protestë.
👉Larg standartit europian ku korrupsioni quhet armik e nuk ulet me ty darkave për ta ndarë Shqipërinë si llokma bakllavaje.
👉Larg niveleve europiane të mirëqenies ekonomike, përfshirjes sociale e mbështetjes ndaj shtresave në nevojë.
👉Larg standarteve europiane në infrastrukturë rrugore e portuale, arsimore, shëndetësore e dixhitale.
👉Larg motos “shtresa e mesme duhet fuqizuar”, ndërkohë që këtu lufta e shpallur rrezikon ta zhdukë atë.
🔷Shumë rrugë duhet bërë për tu ndjerë realisht europian, ndaj ndryshimi politik, sot më shumë se kurrë, është i domosdoshëm për ta bërë Shqipërinë europiane.
Gëzuar Europë 🙏