Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme për rëndësinë e veçantë që i ka kushtuar stërvitjes kohët e fundit, gjë të cilën e ka shfaqur hapur në rrjete sociale. Në një intervistë në Fit Station në News24, Meta ka rrëfyer pasionin e tij për sportin, teksa ka thënë se ka qenë bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi, që e ka nxitur të merret me palestër.
“Pa djersitje, nuk ka stërvitje”,– deklaroi Meta ndër të tjera, ndërsa zbuloi edhe 3 këngët që dëgjon gjatë stërvitjes.
Meta: Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit Garat na ndihmojne te gjitheve. Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester. Stresi im i vetem eshte si te ndaloj shqiptaret te ikin nga Shqiperia. Por tani e kemi gjetur ilacin “5 prioritete per 4 milion shqiptare plus” Ne duhet ti motivojme te rinjte te merren me sport.
Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport Partia e Lirisë, PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për hapjen e palestrave! Kur stervitem degjoj kenget per Adem Jasharin, Per ty Atdhe dhe “Ku ka si ti o Shqiperia ime”