Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen e ndodhur një muaj më parë në zonën e njohur si “Lagjja e profesorëve”, ku kishte shpërthyer një granatë dore.
Të arrestuarit janë një 19 vjeçar dhe një 25 vjeçar.
“Dërgohen në mbajtje dy persona për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhur me datën 12.04.2024, në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë. Prezenca e personave të dyshuar: – F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe -E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, thuhet në njoftim.
Sipas mediave në Kosovë, nga shpërthimi i ndodhur në 12 prill, ishin dëmtuar disa vetura, ndërsa dyshohet se objektiv i sulmit ishte reperi Agon Abdullahu, i njohur si Noga.