11:09 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj në konferencën e Straife, me temë ‘Trendet e Reja në Bashkimin Europian’: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave

20:35 | 20/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj në konferencën e Straife, me temë ‘Trendet e Reja në Bashkimin Europian’: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. I pranishëm në konferencën e Straife, me tematikë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian”, ku merrnin pjesë drejtues të industrisë dhe ekspertë ndërkombëtarë, Veliaj theksoi se sot është më e lehtë për të bërë biznes në Tiranë dhe Shqipëri.

“Sot është më e lehtë për të bërë biznes sepse ka një klimë shumë herë më pozitive. Dikur një vend që prodhonte konflikte, sot është prodhuesi më i madh i stabilitetit në rajon. Ky stabilitet është shumë mirë për të bërë biznes, shumë mirë për turizëm, shumë mirë për sigurinë e atyre që na vizitojnë dhe që operojnë në industrinë e mikpritjes”, tha Veliaj.

Sipas tij, Tirana sot prodhon 25-30 milionë euro në ditë ekonomi për Shqipërinë, ndërsa theksoi se pritet edhe një bum me turistë.

“Kjo do të thotë se mbarëvajtja e qytetit, çdo ditë, është një kontribut kryesor në ekonominë e vendit. Një ditë të mos funksionojë siç duhet qyteti, sikur një ditë të ndërpriten shërbimet, siç e pamë kur patëm sulmet kibernetike nga Irani, sigurisht që çon në të ardhura të munguara dhe në biznes të pakonkretizuar. Ndaj, edhe për ne është kyç që të fokusohemi në ekonominë e vendit.

Sot, për ne, në këtë mandat të 3-të, jetike është bërë ekonomia. Shqipëria vjet pati një bum turistik prej 10 milionë turistësh, këtë vit presim 14-15 milionë. Për një qytet si Tirana, që vizitohet nga rreth 1 milionë turistë në muaj, kjo çon në dyfishim artificial të popullsisë, që do të thotë dyfishim i mbeturinave, i amortizimit të infrastrukturës, i nevojës së furnizimit me ujë dhe me energji elektrike, të makinave me qira që shtohen në trafik, etj”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se qyteti ka marrë një vendim për t’u fokusuar në punët e së ardhmes.

“Fokusi ynë është të fillojmë që në klasë të parë me programimin për fëmijët, për të vazhduar pastaj në adoleshencë me qendrën TUMO, te Piramida e Tiranës. Po bashkëpunojmë me dy agjenci si “Plug&Play” dhe “Ecole 42”, për t’u siguruar që e drejta për arsim digjital të quhet një e drejtë themelore e çdo njeriu, ose çdo fëmije të lindur në Tiranë”, u shpreh ai.

Në konferencën me tematikë “Trendet e Reja në Bashkimin Europian: Sfidat dhe Veprimet për Politikat Publike dhe Kompanitë e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor” u diskutua rreth impaktit potencial të tyre mbi Shqipërinë si një vend me statusin kandidat për të aderuar në BE dhe efektet e tyre mbi zhvillimin e biznesit në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas

Tronditet Greqia/Tërmet 3.6 Rihter në Kretë

Para

Tentoi të abuzonte me një 53-vjeçare, arrestohet shqiptari në Greqi

Para
Tentoi të abuzonte me një 53-vjeçare, arrestohet shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte me një 53-vjeçare, arrestohet shqiptari në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Detyrat “stok”, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: I qëllimshëm, për të zhdukur prova

Prej disa orësh e paralizuar/ Pala greke hap sportelin, nis lëvizja normale e mjeteve në Qafë Botë

Izraeli kryen sulme ajrore masive në Gaza, goditen 150 objektiva terroriste

Moska: 69 dronë ukrainas të shkatërruar gjatë natës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.