Këto janë orë vendimtare për të ardhmen e pankinës së Napolit: Aurelio De Laurentiis ka vendosur të provojë hapin vendimtar për të arritur objektivin, pra gjetjen e një marrëveshjeje me Antonio Conte, i cili ka qenë gjithmonë i zgjedhuri për rilindjen e Azzurrëve.
Kandidatët e tjerë të testuar, nga Pioli te Gasperini, për arsye të ndryshme janë konsideruar gjithmonë ‘Plani B’, për t’u ndjekur vetëm nëse do të ishte zhdukur përfundimisht mundësia e punësimit të ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit.
Por në realitet kontaktet e pandërprera kanë lejuar numrin një të Napolit të mbajë dialogun të hapur. Dhe dje ishte një ditë që dha sinjale të rëndësishme, duke bërë që të rritet optimizmi i kujdesshëm.
Në fakt, Conte do të kishte ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm drejt klubit nga pikëpamja ekonomike dhe e shtuna premton të jetë dita kyçe, ajo e hyrjes ose e daljes. De Laurentiis është i bindur se mund të marrë ‘Po’-në e trajnerit të zgjedhur.
Vetëm atëherë, nëse edhe përpjekja e fundit nuk do të çojë në zgjidhjen e shpresuar, presidenti i Napolit do të shkojë drejt profileve të tjera. Por qëllimi është, dhe ka qenë gjithmonë, Antonio Conte.