Mungesa shumë e mundshme, për shkak të problemeve fizike, e Lionel Messit në ndeshjen e MLS-së që Inter Miami do të luajë sot në Vankuver kundër Whitecaps po shkakton jo pak probleme në qytetin kanadez.
Në fakt, mbi 50 mijë njerëz kishin blerë bileta për të qenë në gjendje të shihnin bëmat e kampionit argjentinas Leo Messi, por tani ata nuk do të mund ta admirojnë numrin ‘10’ të kundërshtarëve të tyre. E njëjta gjë vlen edhe për Sergio Busquets dhe Luis Suarez, të cilët gjithashtu ka të ngjarë të mungojë në Vankuver.
Kështu CEO i Whitecaps, Axel Schuster, u shkroi tifozëve në përpjekje për të qetësuar zhgënjimin e tyre, ndërsa Inter Miami nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me formën fizike të Leo Messit, Busquets dhe Suarez.
“Megjithëse nuk kemi marrë një përditësim zyrtar mbi disponueshmërinë e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Sergio Busquets për këtë fundjavë, – tha Schuster, – ne e dimë se ata nuk do ta bëjnë këtë udhëtim. Fatkeqësisht, ne nuk kemi kontroll se kush luan për kundërshtarët tanë, por ishte e rëndësishme për ne që ta komunikonim këtë me fansat tanë sa më shpejt të ishte e mundur.”
Në përpjekje për të lehtësuar zhgënjimin e tifozëve që blenë bileta në pritje të takimit me Leo Messin, klubi do të sigurojë ushqime dhe pije me 50% zbritje, dhe ushqime falas për fëmijët.
“Ne e dimë se do të ketë edhe shumë tifozë të zhgënjyer,- tha Schuster. – Ne mbetemi të përkushtuar për ta bërë këtë një përvojë të veçantë për të gjithë. Ndeshja kundër Miamit do të jetë ende një atmosferë e pabesueshme dhe një festë futbolli për qytetin tonë.”