13:09 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Bombardimet ajrore në Rafah/ DW: 35 viktima e dhjetëra të plagosur, mes tyre edhe civilë

10:58 | 27/05/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bombardimet ajrore në Rafah/ DW: 35 viktima e dhjetëra të plagosur, mes tyre edhe civilë

Gjatë një sulmi izraelit nga ajri, sipas të dhënave të organizartës palestineze, Gjysmëhëna e Kuqe janë goditur edhe civilët. Në platformën X thuhet se, ka pasur të vdekur dhe të plagosur pas bombardimit të dielën (26.05.) në veriperëndim të Rafahut.

Sipas të dhënave palestineze kanë humbur jetën 22 vetë. Një numër i madh personash janë ende në rrënoja, bëri të ditur një zëdhënës i organizatës palestineze. Numri i viktimave pritet të rritet, ende skuadrat e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në lagjen e prekur Tal-al-Sultan, e cila ndodhet dy kilometra në veriperëndim të qendrës së Rafahut.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka deklaruar, se zona e prekur është një nga zonat e zgjedhura humanitare për ata që duhej të largoheshin nga lufimet. Të dhënat e ndihmësve vullnetarë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Sipas një zëdhënësi të organizatës islamiste Hamas nga sulmi izraelit kanë humbur jetën 35 vetë, shumica gra e fëmijë. Hamasi kategorizohet si organizatë terroriste nga BE, SHBA, Gjermania e mjaft vende të tjera.

Izraeli: Sulm ajror në një territor të Hamasit

Ushtria izraelite nga ana e saj konfirmoi në platformën X, se ka pasur një sulm ajror në një territor të Hamasit. Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete, aty kanë qëndruar terroristë të rëndësishëm të Hamasit. Ushtria deklaroi, se sulmi ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Raportimet, se pas sulmit ka shpërthyer zjarr janë duke u verifikuar, thuhet. Edhe këto të dhëna nuk mund të verifikohen ende në mënyrë të pavarur.

Të premten e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar nga Izraeli t’i japë fund pa vonesë misionit ushtarak në qytetin e Rafahut. Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare janë të detyrueshme për t’u zbatuar, por gjykatësit e GJN nuk kanë fuqi e mjete të detyrojnë një shtet të zbatojë vendimet e tyre. Të dieln Hamasi për herë të parë qëlloi me raketa në hapësirën e Tel Avivit. Raketat me gjasë vinin nga qyteti i Rafahut./DW

Pas

Po transportohej nga porti i Durrësit, identifikohet dhe shpallet në kërkim 37-vjeçari që do të priste 7.3 kg kokainë në Angli

Para

Shtyhet me disa ditë publikimi i të dhënave Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 milionë banorë

Para
Shtyhet me disa ditë publikimi i të dhënave Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 milionë banorë

Shtyhet me disa ditë publikimi i të dhënave Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 milionë banorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Dënoj me forcën më të madhe krimin shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkoj ndërprerjen e këtij terrori dhe dëmshpërblimin e të gjitha banesave të prishura

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet 31 vjeçari

Tiranë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”

Hasani takon Zëvendëskryeministren e Ukrainës, riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim

Riaktivizohet zjarri në Drenovë të Mallakastrës/ Zjarrfikësit në terren, situata mbetet e vështirë

Gjirokastër/ Finalizohet operacioni “Attempt 1”/ Arrestohet 40-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

Kryeinspektorja e IKMT në terren: Verifikim për shkelje në ndërtimet në Vlorë

Publikohet udhërrëfyesi i GJK – Spiropali: Vendimet kushtetuese, një gur themeli për shtetin ligjor

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.