07:55 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mirëpritet opinioni ligjor i KiE-së rreth projektligjit për KPM-në

14:50 | 27/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mirëpritet opinioni ligjor i KiE-së rreth projektligjit për KPM-në

Msioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim dhe Evropë (OSBE) në Kosovë, dhe Zyra e Bashkimit Evropian, e kanë mirëpritur të hënën opinionin ligjor të përgatitur prej Këshillit të Evropës (KiE) rreth projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

I ashtuquajturi Projektligj për Komisionin e Pavarur të Mediave, është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës, ku është miratuar në lexim të parë.

Ky projektligj, mes tjerash, parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Radio Evropa e Lirë ka fituar qasje në opinionin e KiE-së dhe në të ka parë një mori rekomandimesh.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) i patën bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë menjëherë prej ndryshimeve në projektligj, pasi diçka e tillë ishte konsideruar “sulm mbi mediat”.

Misioni i OSBE-së dhe i BE-së kanë thënë se mbështesin qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e shërbimeve audio-vizuale, por, “siç thekson raporti i Këshillit të Evropës, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai mos të nënvlerësojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore”.

Dy trupat i kanë bërë thirrje Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të japë hapësirë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesit të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i pati thënë thënë Radios Evropa e Lirë se ligji i ri buron prej direktivës së BE-së.

“Ai parasheh rregulla të njëjta të veprimit për shërbimet mediale audiovizuele, të cilave u nënshtrohen edhe televizionet private dhe publike”.

Aktualisht, tekstet e publikuara në mediat online monitorohen nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës. Ai nuk gjobit mediat për gabimet e tyre, por merr vendime për ankesat e bëra ndaj mediave dhe më pas vendimet e Këshillit mund të përdoren për të ngritur padi civile ndaj mediave nëpër gjykatat e Kosovës.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) – i themeluar në vitin 2005 – është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

AGK-ja funksionon si shoqatë joprofitabile, ndërsa KMSHK-ja është trup vetërregullues.

Diskutimi në Komisionin për Media të Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Komisionit për Media të Kuvendit të Kosovës janë zotuar të hënën se do ta marrin parasysh edhe opinionin e Këshillit të Evropës.

“Opinioni ligjor e ndihmon Komisionin që çështjet që do të kalojnë do ta kenë edhe një filtër nga Këshilli i Evropës”, ka thënë Valon Ramadani nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Deputeti Mërgim Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se Komisioni duhet të ketë kujdes “tek pjesa që kemi ngritur shqetësimet tona, te ndalimi i partive politike që të themelojnë televizione, besoj që kjo e vret median e lirë”.

Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij.

Në Indeksin e saj Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2024, Kosova renditet e 75-ta nga 180 shtete, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak, kur mori vlerësimin më të mirë në një dekadë e gjysmë./rel

Pas

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën socialiste: Paradoks cinik, të korruptuarit na ftojnë të bëhemi më të ndershëm

Para

“Kërkojnë të mbyllin historinë e korrupsionit me një rezolutë”- Noka: Të vësh në skenë këtë shfaqje të neveritshme, fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve

Discussion about this post

Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.