07:26 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Kurti: BE-ja e SHBA-ja po sillen shumë butë me Serbinë

09:24 | 28/05/2024
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kurti: BE-ja e SHBA-ja po sillen shumë butë me Serbinë

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar shumë të butë ndaj Serbisë dhe duhet t’ia caktojnë një ultimatum për t’i vënë sanksione Rusisë.

Në një intervistë për “Financial Times”, Kurti ka thënë se Beogradi duhet të rreshtohet kah Perëndimi ndaj Moskës në mënyrë që t’i japë Kosovës siguri se është e përkushtuar në normalizim raportesh.

“Brukseli dhe Washintgoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin ultimatum Serbisë… që t’i vë sanksione Federatës Ruse dhe të ndalë përpjekjet që të ulet në tre ose katër stola”, ka thënë Kurti.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ruajtur raportet e ngushta me Kremlinin dhe Pekinin. Vuçiqi ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë.

“Sapo që Serbia t’i vë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti.

Duke folur për çështjen e dinarit, Kurti tha se kufizimet burojnë nga kushtetuta e vendit të tij, e cila përcakton vetëm një mjet pagese. Ai tha se dy të tretat e serbëve morën përfitime nga Kosova në euro.

Kurti  në këtë intervistë pranoi se ka “ndonjëherë dallime” me aleatët e tij evropianë dhe amerikanë “kur bëhet fjalë për strategjitë, operacionet dhe taktikat në terren nga njëra anë, dhe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Serbinë”, por jo për vlerat apo parimet.

Ai tha se qasja “e butë” e perëndimit ishte “pasojë e shpresës së madhe se sa më shpejt Serbia do të hidhet në kampin demokratik perëndimor. Sipas mendimit tim, ne kemi pritur shumë gjatë për të qenë ende me shpresë”, citohet të ketë thënë Kurti/ Reporteri

Pas

Nën efektin e drogës në timon, shkon në 116 numri i shoferëve të arrestuar në Tiranë

Para

Bombardimet në Rafah, Biden thirrje Izraelit: Mbroni civilët!

Para
Konfliktet botërore shtojnë trysninë politike ndaj Presidentit Biden brenda vendit

Bombardimet në Rafah, Biden thirrje Izraelit: Mbroni civilët!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shefi i inteligjencës franceze: Nuk ka siguri për vendndodhjen e rezervave të uraniumit të Iranit

GJND-ja kërkon arrestimin e udhëheqësve talebanë për persekutimin e grave

Presidenti francez Macron kërkon njohjen e shtetësisë palestineze si ‘rruga e vetme drejt paqes’

Britania e Madhe kërcënon Izraelin me sanksione shtesë nëse armëpushimi në Gaza nuk arrihet ‘brenda javëve të ardhshme’

Numri i të vdekurve nga protesta e fundit antiqeveritare në Kenia rritet në 31

Elon Musk ‘plas bombën’ e radhës, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.