19:56 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Autoritetet iraniane rrisin shtypjen ndaj zërave kritikë pas vdekjes së Raisit

09:57 | 28/05/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Autoritetet iraniane rrisin shtypjen ndaj zërave kritikë pas vdekjes së Raisit

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se autoritetet iraniane e kanë intensifikuar fushatën shtypëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi, si pasojë e rrëzimit të aeroplanit më 19 maj.

Raisi, i cili ka vdekur në incident, bashkë me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, dhe disa zyrtarë tjerë, është akuzuar se ka shërbyer si prokuror në “komitetin e ekzekutimeve” i cili ka vendosur për vrasjen e mijëra të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve tjerë të regjimit në fund të viteve ’80.

Ai është quajtur shpesh prej kritikëve si “Ayatollah Ekzekutuesi’ ose “Ayatollah Masakruesi”, për shkak të rolit të tij të dyshuar në ekzekutimet masive më 1988.Me rrëzim të aeroplanit janë tallur shumë përdorues të rrjeteve sociale në gjuhën persishte.

Në anën tjetër, agjencitë iraniane për siguri dhe gjyqësor, janë përgjigjur ashpër ndaj aktivistëve online.

Asociacioni për mbrojtje të të burgosurve politikë azerbajxhanas në Iran, ka thënë se pronari i një fabrike, Ali Reyhani Kajvar, është ndaluar dhe është akuzuar për “propagandë kundër sistemit dhe fyerje të Ebrahim Raisit”, për disa postime që i ka bërë online.

 

 

Ende nuk dihet se për cilat komente bëhet fjalë.

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë se edhe persona tjerë janë akuzuar për “shpërndarje të gënjeshtrave dhe fyerje të martirëve”.

Qendra Informuese e Gjyqësorit në provincën Kerman, ka bërë të ditur se 254 individë kanë pranuar paralajmërime telefonike për përmbajtjen “fyese”, ndërsa tetë prej tyre janë përballur me kallëzime penale./REL

Pas

Papa Françesku përdor një gjuhë poshtëruese dhe fyese për homoseksualët

Para

Polonia do të investojë miliarda për “Mburojën Lindore”

Para
Polonia do të investojë miliarda për “Mburojën Lindore”

Polonia do të investojë miliarda për "Mburojën Lindore"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

“Bashkëpunim mes SHBA dhe Gjermanisë”/ NATO: Gati armët për Ukrainën

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në Ankara: Nderim për Atatürkun dhe thellim i bashkëpunimit me Turqinë

PAMJE/Zjarr masiv mes Drenovës dhe Gorishovës, rrezikohen puset e naftës, forcat zjarrfikëse dhe ushtria në terren

“Të rrisim presionin ndaj Putinit”, kancelari gjerman konferencë me kryeministrin britanik, nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve

Papa Leo XIV planifikon vizitë në Turqi për 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë

Gaza/ 2 të vdekur pas bombardimit të një kishe katolike, e vetmja ndërtesë fetare katolike në territorin palestinez

Fredi Beleri padit KQZ-në pas humbjes së mandatit si kryebashkiak i Himarës

‘Në Shqipëri të gjitha paketat e lançuara kanë degjeneruar në kaos’, Eksperti Enriko Cenko për paketën e maleve

Zelensky njofton marrëveshje të reja me SHBA-në

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.