04:30 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Beleri flet për median greke: U bë një grusht shteti që unë të mos merrja detyrën e kreut të bashkisë Himarë

10:02 | 29/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Beleri flet për median greke: U bë një grusht shteti që unë të mos merrja detyrën e kreut të bashkisë Himarë

Mediat greke kanë kthyer edhe një herë vëmendjen nga kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Kësaj here media greke “Alpha” ka folur nga burgu me Belerin i cili ka thënë se vazhdon të qëndrojë në qeli në mënyrë të paligjshme.

Beleri tha se ai merr forcë nga mbështetja e banorëve të Himarës, por edhe të gjithë grekëve. Ai gjithashtu shtoi se se regjimi shqiptar dhe Rama kontrollon drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri. Belri tha se ata janë në një grusht shteti dhe nuk më lejuan të merrte detyrat që i besuan populli i Himarës.

“Qëllimi im ishte të merrja detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë. Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata në një grusht shteti nuk më lejuan të merrja detyrat që më besuan populli i Himarës”, ka thënë Beleri.

Ai më tej gjatë fjalës së tij e cilësoi padrejtësi dhe hall burgosjen e tij prej një viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiakun e Himarës.

“Mbështetja e popullit himariot më jep forcë dhe kurajo, tani mbështetja e të gjithë grekëve. Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, shtoi ai.

“Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë ”, tha ai.

Beleri shtoi se Rama gjatë 11 viteve që ka qenë në pushtet ka ndarë në të mirë dhe të këqij grekët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, vartësit e tij dhe ata që janë kundërshtarë.

“Unë kisha zgjedhur të jem kundërshtar i tij, jo për ndonjë ideologji apo për ndonjë interes personal, por sepse pashë që të gjitha vendimet e tij si kryeministër ishin kundër himariotëve dhe grekëve, banorëve vendas,” shtoi ai.

Në lidhje me kandidimin e tij për eurodeputet, ai tha se është një detyrim i madh, një nder i madh që i është bërë nga kryeministri grek.

“Zgjedhja ime në Parlamentin Europian, nëse bëhet me ndihmën e Zotit dhe, natyrisht, të grekëve kudo, do të më japë mundësinë të vazhdoj luftën time për demokraci dhe për shtet ligjor. Nga kjo betejë duhet të dalim krenarë dhe të lirë. Forca e tyre më jep forcë për të duruar dhe për t’i çuar gjërat më tej. Të çojmë zërin e minoritetit grek në Europë,” përfundoi ai.

Pas

Dosja “Gërdeci”/ Shtyhet seanca, munguan dy prokurorë

Para

Ministeriali i Arsimit të Lartë/ Rama: Na duhet një NATO e arsimit

Para
Ministeriali i Arsimit të Lartë/ Rama: Na duhet një NATO e arsimit

Ministeriali i Arsimit të Lartë/ Rama: Na duhet një NATO e arsimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.