23:41 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sokol Mëngjesi në intubim, Sindikata e punonjësve të universiteteve dënon dhunimin e avokatit

20:17 | 30/05/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Tritan Shehu: Krimi ka gjunjëzuar shtetin

Sindikata e punonjësve të universiteteve ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Në reagimin sindikata ka dënuar aktin duke u shprehur se ngjarja e rëndë tregon se profesorët, mësuesit, administrata, e gjithë politika dhe shoqëria jonë, ndodhen përballë një rreziku të madh e të shtuar në vite.

Më tej në reagim thuhet se ata gjenden të pambrojtur ndaj krimit, i cili në mungesë të funksionimit të instancave shtetërore si dhe reagimit të këtyre instancave të ndikuar edhe nga profili profesional inkurajohen të bëjnë akte të tilla me një arrogancë të paimagjinueshme në zemër të qytetit.

Deklarata e plotë:

Dhuna ushtruar ndaj avokatit/ pedagogut/ profesor Sokol Mëngjesit për shkak të ushtrimit të detyrës, ka indinjuar opinionin publik në përgjithësi dhe botën akademike në veçanti, anëtari i së cilës është edhe profesor Mëngjesi.

S.P.U.SH. shpreh indinjatën ndaj kësaj ngjarjeje dhe lutet që prof. Sokol Mëngjesi të shërohet sa më shpejt, në mënyrë që të vijojë me po aq dinjitet misionin e tij në mbrojtje të së drejtës në shoqëri dhe përçimit të saj në auditor.

Kjo ngjarje e rëndë tregon se profesorët, mësuesit, administrata, e gjithë politika dhe shoqëria jonë, ndodhen përballë një rreziku të madh e të shtuar në vite. Ata gjenden të pambrojtur ndaj krimit, i cili në mungesë të funksionimit të instancave shtetërore (kemi parasysh vendin dhe orën kur ka ndodhur ngjarja), si dhe reagimit të këtyre instancave të ndikuar edhe nga profili profesional (e jo vetëm) i të dëmtuarit dhe raportet e tij me politikën, inkurajohen të bëjnë akte të tilla me një arrogancë të paimagjinueshme në zemër të qytetit.

Në këtë situatë, është momenti që e gjithë trupa vendimmarrëse politike dhe shtetërore e vendit të bëjë një analizë të thellë, që ta kuptojë sa më parë se tashmë e ka tepruar, me veprimet dhe mosveprimet e veta, të cilat kanë inkurajuar dhunën dhe krimin. Sjellja shtetërore ndaj krimit, së bashku edhe me fjalorin aktual politik, të mbingarkuar me shumë mllef, përçarje, epitete, përjashtime, arrogancë, korrupsion, nepotizëm e mbi të gjitha me injorancë e inkurajon më shumë atë. Ky model komunikimi dhe mungesë funksionimi e shtetit e ka degraduar diskursin shoqëror e politik të vendit dhe ka shtuar mungesën e besimit të shoqërisë te ai, si dhe ka rritur pasigurinë dhe përkeqësuar cilësinë e jetës në Shqipëri.

Sindikata falënderon mjekët dhe stafin ndihmës të spitalit dhe beson se policia e shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese do të bëjnë një hetim profesional e të thellë të rastit, duke zbardhur të vërtetën e vënë në vend drejtësinë, jo vetëm për këtë rast. Me lutje urojmë që profesor Sokol Mëngjesi të jetë shumë shpejt mes nesh, për të dhënë kontributin e tij të vyer në të mirë të shoqërisë sonë!

Pas

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”

Para

Sorrat sulmojnë qytetarët në Prishtinë, 26 persona përfundojnë në spital

Para
Sorrat sulmojnë qytetarët në Prishtinë, 26 persona përfundojnë në spital

Sorrat sulmojnë qytetarët në Prishtinë, 26 persona përfundojnë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.