Është shtyrë për në datën 12 qershor seanca gjyqësore ndaj 59-vjeçarit nga Ano Liosia, i cili dyshohet se dogji trupin e të atit në oborrin e shtëpisë së tyre. Ndaj 59-vjeçarit prokuroria publike kishte ngritur procedim penal për kundërvajtje fshehje e gjetjes së trupit të pajetë, kallëzim të rremë në polici dhe armëmbajtje pa leje.
I akuzuari u referua për gjykim në Gjykata Autonome Njëanëtarëshe për Kundërvajtje, mirëpo, gjykimi i tij u shty për në datën 12 qershor, me qëllim që në gjykatë të paraqitej raporti i autopsisë dhe rezultatet e analizave toksikologjike. Pas shtyrjes së gjykimit i akuzuari është liruar. Sipas informacioneve nga ekspertiza mjeko-ligjore që është kryer, nuk ka rezultuar prova për një vepër penale që ka sjellë vdekjen e të moshuarit .