Rreth 40 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në një konferencë paqeje për Ukrainën, që do të mbahet në një mal piktoresk zviceran fundjavën e ardhshme. Qeveria zvicerane tha se ishin ftuar gjithsej rreth 160 presidentë dhe kryeministra. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera.
Qeveria neutrale zvicerane e paraqet samitin si një konferencë paqeje. Por, nuk parashikohet asnjë marrëveshje mes palëve në konflikt, edhe për shkak se Rusia nuk është e përfshirë. Kina, së bashku me vendet e tjera me lidhje të ngushta me Moskën, po qëndrojnë gjithashtu larg.
Kremlini e hodhi poshtë takimin si një ngjarje propagandistike perëndimore. Megjithatë, diplomatët dhe qeveria zvicerane besojnë se kjo mund të shërbejë si një prelud për bisedimet e mëtejshme që mund të përfshijnë Rusinë.
Discussion about this post