20:20 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë: “Një qytet i mirë, si Tirana, ka vend për të gjithë”

13:41 | 16/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj shërben drekën e Kurban Bajramit në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë: “Një qytet i mirë, si Tirana, ka vend për të gjithë”

 

 

Me rastin e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi drekë festive në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuara në Laprakë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë për një Bajram plot mirësi dhe dashuri.

 

“Një qytet që i trajton të gjithë me respekt, një qytet i mirë, ka vend për të gjithë. Në këto ditë të shenjta festive shpresoj t’ua mbushim jetën me gëzim të gjithë engjëjve që janë këtu. Tirana nuk ka ndryshuar vetëm në infrastrukturë, por edhe në aspektin kulturor dhe social. Sot, të gjithë drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve të trajnuara. Pjesa më e madhe e shkollave të reja janë me ashensor, të aksesueshme nga të gjithë. Por, kam edhe një falenderim për stafin tonë, që punon këtu, sepse meriton respekt dhe mirënjohje”, tha Veliaj.

 

Ai shtoi se deri dje, në zonën ku ngrihet sot kjo qendër komunitare, ka pasur debat për çështje pronësie, por nënvizoi se Tirana zhvillohet edhe duke negociuar. “Kur dikujt i ka dalë e drejta e pronës, nuk e diskuton dot askush. Aftësia ime është që, në çdo hapësirë ku dikujt i del e drejta për të zhvilluar pronën e tij, bashkia të marrë një qendër sociale, një kopsht apo një shkollë. Tirana zhvillohet edhe nëpërmjet këtyre negociatave, ku privatit i lë hapësirën e tij, por ama do  japësh diçka për komunitetin, përveç taksës. Por, kam edhe një falenderim special për disa heronj, që ndoshta harrojnë t’i përmendim: e kam fjalën për prindërit, ata janë heronjtë e vërtetë. Janë ata që i kanë kushtuar jetën, që nuk dorëzohen, që refuzojnë të heqin dorë nga kjo detyrë dhe mision. Për prindërit heronj që janë këtu sot, e kam zemrën plot me mirënjohje sepse e kuptoj me çfarë sfide të jashtëzakonshme përballen çdo ditë”, u shpreh ai.

 

Veliaj kishte edhe një thirrje për qytetarët, që i çojnë fëmijët në të njëjtat shkolla me fëmijët e qendrës komunitare, që t’i mësojnë ata se socializimi nuk i dëmton, përkundrazi i bën më të dashur dhe më të mbarë në shoqëri.

Pas

Festivali Ndërkombëtar i Kitarës sjell Europën në Shqipëri, tingujt e kitares do të shpërndahen në Berat Shkodër, Tiranë, Rubik

Para

U arrestua për hedhjen e molotovit në protestë, Gjykata e Tiranës liron të riun nga burgu

Para
U arrestua për hedhjen e molotovit në protestë, Gjykata e Tiranës liron të riun nga burgu

U arrestua për hedhjen e molotovit në protestë, Gjykata e Tiranës liron të riun nga burgu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Donald Trump këmbëngul se ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.