00:38 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Heqja e masave nga BE, në Kosovë presin që raporti i Borrellit të jetë pozitiv

09:48 | 17/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Heqja e masave nga BE, në Kosovë presin që raporti i Borrellit të jetë pozitiv

Masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa nga Qeveria e Kosovës janë shprehur optimist që masat do të hiqen gjatë javës kësaj jave. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi para disa ditësh deklaroi se kanë informata që raporti i Josep Borrellit do të jetë pozitiv dhe do të rekomandohet heqja e masave.

“Besojmë se do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me aq sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, është shprehur Bislimi.

Që Bashkimi Evropian është vonuar me heqjen e masave e thotë edhe analisti politik, Dritëro Arifi. Për Telegrafin, Arifi tha se Kosova tashmë ka përmbushur obligimet dhe masat duhet larguar.

“Shpresoj që raporti i zotëri Borrellit të jetë pozitiv për largimin e masave, sepse realisht Kosova ka përmbushur obligimet e veta sa i përket arsyes pse janë vendosur. Pra, masat do të duhej të largoheshin nga Bashkimi Evropian, sepse kjo do ta rriste kredibilitetin e Bashkimit Evropian, për një vend i cili tregohet pragmatist, dhe fleksibil në raport me BE-në dhe në raport me marrëveshjet për të cilat janë zotuar të dyja palët për të arritur deri te pika e largimit të masave”, theksoi ai.

Arifi shtoi se do të ishte jashtëzakonisht serioze që largimi i masave ta shtynte Kosovën të lëvizte tutje me marrëveshjet, sepse do ta kuptonte që do të shpërblehej nëse ndodhë kjo. Sipas tij, BE do të përcjellte këtë mesazh edhe te vendet tjera, duke shtuar se vendet që zbatojnë marrëveshjet do të mund të lëvizin tutje dhe drejt integrimit evropian.

“BE është vonuar sepse masat do të duhej të largoheshin që në momentin që e ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës,” tha ai.

Ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se ende nuk është dorëzuar raporti mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së nga Kosova. Siç theksoi ai raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet shteteve Anëtare në Këshill.

“Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli ftoi përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell që të prezantojë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së”, tha Stano.

Vendimi për masa është marrë mbi arsyetimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për t’i ulur tensionet në veri të vendit, në maj dhe qershor të vitit të kaluar.

Pas

Shkuan të blinin pa para por nuk u lejuan nga 58-vjeçari, shqiptari dhe rusi dhunojnë pronarin e marketit dhe dy djemtë e tij në Greqi

Para

Durrës/ Arrestohet një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike

Para
Durrës/ Arrestohet një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike

Durrës/ Arrestohet një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Nga miti të kërcënimi, narrativa nacionaliste serbe, e gjallë në zemër të Kosovës

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët: Kujdes në orët e pikut

Nis kufizimi, jo më kredi pa limit! Hyn në fuqi vendimi i BSH, 85% për kredinë në lekë, 75% në valutë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.