Pensionistët janë shtresa më e diskriminuar financiarisht në Shqipëri, ndërkohë që duhej t’u garantonim një jetë dinjitoze për gjithë kontributin që i kanë dhënë vendit.
Përveçse nuk po e shlyen sot këtë detyrim ndaj pensionistëve, qeveria po çon drejt humnerës edhe vetë sistemin e pensioneve.
Sipas Eurostat, shpenzimet mesatare në vendet e BE-së për pensione janë në 12.9% të PBB-së ndërsa Shqipëria i ka sa 6.8% e PBB-së.
Pensionistët shqiptarë marrin pagesa shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë në Shqipëri (6.7 USD në ditë).
Mosha e tretë shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë.
Shpenzohet pak për pensionet në raport me PBB-së pasi shkalla e mbledhjes së të ardhurave publike në Shqipëri është ndër më të ulëtat në rajon. Pensionet janë të ulëta sepse qeveria i ndan paratë me klientët e saj në projekte korruptive.
Partia e Lirisë ka një plan të detajuar për mbështetjen e pensionistëve.
Rreth 45 miliard lekë do të shpërndahen tek pensionistët si dhe do të bëhet indeksim i vazhdueshëm vjetor.
Kjo do të bëjë të mundur:
Dyfishimin e pensioneve
Rimbursimin e ilaçeve: fatura rreth 3.5 miliardë lek
Rritjen e pensionit minimal në nivelin 50% të pagës minimale
Paratë për t’i nxjerrë pensionistët nga varfëria janë, duhet vullneti që qeveria e skandaleve të korrupsionit nuk e ka pasur asnjëherë!