Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande pastrimi parash.
“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë.
Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve.
Tirana është kthyer në një lavatrice gjigande pastrimi parash.
Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.
SPAK, struktura më perfektë për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet.
Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave.
SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokrorësh nën drejtimin e Ramës”, tha ai.