23:42 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar dhe zgjedhjet për president

16:02 | 17/06/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar dhe zgjedhjet për president

Më 6 janar 2021, godina e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara u sulmua nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump që kundërshtonin humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, njofton se në ripërballjen e tyre këtë vit, ish-presidenti Trump dhe presidenti Joe Biden po bëjnë fushatë me konkluzionet e nxjerra nga dhuna e 6 janarit.

Dhuna e 6 janarit 2021 është qendrore në përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump për t’u rizgjedhur.

Ai çeli një aktivitet elektoral me një këngë nga të dënuarit e asaj dite.

“I dëgjuat pengjet që këndonin. Ishin pengjet. Pengjet e 6 janarit i quaj unë”, tha zoti Trump.

Turma brohoriti kur ish-presidenti Trump iu referua pjesëmarrësve në 6 janar si patriotë dhe pengje dhe jo si të dënuar për vepra penale.

“Nën udhëheqjen e Joe Biden-it, patriotët amerikanë po arrestohen dhe po mbahen në robëri si kafshët”, tha ai.

Në këngën që ish-presidenti Trump regjistroi me “Korin e Burgut të 6 janarit”, ai thotë formulën e betimit për besnikërinë ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Është e pavend të përdoret formula e betimit për të mbrojtur ata që sulmuan Kapitolin. Prandaj mendoj që kritikët kanë të drejtë për këtë. Sigurisht që justifikimi, apo shpjegimi, i Donald Trump-it do të ishte se në fakt këta persona janë patriotë të vërtetë”, thotë Jennifer Mercieca, profesore për komunikimin në Universitetin Texas A&M.

“Do t’i trajtojmë me drejtësi. Dhe nëse do të duhen falje, do t’ua japim”, tha ish-presidenti Trump.

Fushata elektorale e presidentit Biden përmend gjithashtu 6 janarin, por jo si patriotizëm, por si një rrezik për demokracinë.

Ata ishin rebelë, jo patriotë. Nuk dolën për ta mbrojtur Kushtetutën; dolën për ta shkatërruar Kushtetutën… Nëse rizgjidhet, ai do të falë çdonjërin prej tyre… Sulmi i Trump-it ndaj demokracisë nuk është vetëm diçka e së shkuarës. Është çfarë po premton për të ardhmen”, tha presidenti Biden.

Se si dhuna e vitit 2021 do të ndikojë tek zgjedhjet e këtij viti, varet nga perceptimi i secilit, thotë shkencëtari politik Chris Edelson, nga Universiteti Amerikan.

“Disa njerëz marrin energji nga 6 janari. Disa të tjerë tmerrohen”, thotë ai.

Si ish-presidenti Trump, ashtu edhe presidenti Biden, po e përdorin 6 janarin si një paralajmërim se çfarë mund të ndodhë nëse personi i gabuar fiton në zgjedhje./voa

Pas

Zjarr pranë ish-fushës së mbetjeve në Fier, zjarrfikëset në vendngjarje

Para

Putin i drejtohet Koresë së Veriut pas ftesës së Kim Jong-un

Para
Putin i drejtohet Koresë së Veriut pas ftesës së Kim Jong-un

Putin i drejtohet Koresë së Veriut pas ftesës së Kim Jong-un

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.