E mbetur e vetme, pa ujë dhe ushqim, vdes nga uria e moshuara. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Romë, ndërsa viktima jetonte me vajzën e saj, e cila duhej të kujdesej për të. Por vajza u largua për disa ditë me pushime së bashku me fëmijët e saj të mitur.
Kur u kthye në shtëpi, ajo gjeti nënën e saj të moshuar të pajetë dhe – pa thirrur policinë – e mbuloi me një çarçaf, duke e lënë në dysheme.