12:58 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Berisha: Kjo që po ndodh me profesionet e lira, akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare

20:41 | 18/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Kjo që po ndodh me profesionet e lira, akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë sot se kjo që po ndodh me profesionet e lira është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare. Berisha tha se profesionet e lira janë disa dhjetëra mijë djem, vajza, burrë, gra, njerëz duhet të pranojmë të zot, të aftë, që kanë vendosur të fitojnë jetën e tyre me profesionin që kanë. Ai shtoi se u vendos në mënyrën më arbitrare, më armiqësore ndaj shqiptarëve dhe ndaj tyre, që të tatohen aq sa në asnjë vend tjetër të Europës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, luftëtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme, që sjellin te shqiptarët me fjalën e tyre të vërtetat e hidhura të këtij regjimi antishqiptar. Të këtij regjimi që me qëndrimet e tij përpiqet të shpërbëjë qenien e kombit shqiptar. Miqtë e mi, çdo ditë njëherë dhe njëqind herë në ditë, duhet t’i përsërisni vetes se jeni shpresa e fundit e këtij vendi.

Se jeni të vetmit që përballeni dhëmb për dhëmb, që denonconi çdo ditë të zezat e këtij regjimi ndaj qytetarëve shqiptarë. Denonconi vjedhjet e pakufishme dhe të paimagjinueshme. Denonconi lidhjet e tmerrshme me krimin që e shndërruan Shqipërinë në narkodiktaturë. Denonconi dhunimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, kombi i vetëm sot me drejtësi të munguar. Denonconi me të drejtë çmimet ndër më të lartat në Europë, ndërkohë që xhepat janë me të ardhura më të ulëtat në Europë.

Denonconi rrënimin e rrufeshëm të kulturës së kombit, institucioneve kulturore kombëtare si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e tij të lirë. Denonconi rrokullisjen e pakufishme të arsimit në Shqipëri, rënien në dhjetë vitet e rilindjes së zezë më të madhe në Europë dhe në botë, rënien me 62 pikë në sistemin e PISA-s. Denonconi me të drejtë shpartallimin e sistemit të shëndetësisë. Sot qytetarët e këtij vendi, me shëndetësinë e premtuar falas nga kryehajduti i kombit, paguajnë sipas Bankës Botërore për kujdesin e tyre shëndetësor, më shumë se çdo qytetar tjetër në Europë.

I rreshtoj këto se të gjitha këto janë njëkohësisht shkaqet për shpërbërjen e këtij kombi. Kjo që po ndodh me profesionet e lira është një akt që synon një goditje mëshire për qenien tonë kombëtare. Profesionet e lira janë disa dhjetëra mijë djem, vajza, burrë, gra, njerëz duhet të pranojmë të zot, të aftë, që kanë vendosur të fitojnë jetën e tyre me profesionin që kanë. Që kanë vendosur të mos i vardisen, të mos i luten kujt për punë në shtet, por të ndjekin punën e tyre. Këto profesione, kjo shtresë përbën shtresën e kohezionit të një shoqërie në çdo vend të lirë.

Pikërisht u vendos në mënyrën më arbitrare, më armiqësore ndaj shqiptarëve dhe ndaj tyre, që të tatohen aq sa në asnjë vend tjetër të Europës. Dhe që të detyrohen ose t’i bëjnë të ndaluara shërbimet e tyre për qytetarët, pra të rrisin çmimet, ose të largohen nga Shqipëria. Me eksperiencën që kanë, të shkojnë në vende të tjera dhe qytetarët të mbeten pa shërbimet, të cilat në tërësi janë shërbime jetike për çdo shoqëri, për çdo komb.

Pas

Kongresi rrit trysninë ndaj kompanisë Boeing për sigurinë e avionëve

Para

“Bashkë me taksën e Rrugës së Kombit”, Berisha: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para

Para
“Bashkë me taksën e Rrugës së Kombit”, Berisha: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para

"Bashkë me taksën e Rrugës së Kombit", Berisha: Taksa ndaj profesioneve të lira do të hiqet e para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha: Farsa elektorale konsolidoi narkoregjimin! Mediat e mëdha ndërkombëtare flasin për narkoshtetin, mediat shqiptare heshtin

Reagon Ilir Meta pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Aksidenti tragjik me pasojë vdekjen e një fëmijë, burg pa afat për ukrainasin

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”

Tragjike në Deltën e Danubit – 4 viktima, mes tyre një fëmijë, pasi u përmbys një varkë me 14 persona në Tulcea

Marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, shpallet në kërkim 30-vjeçari. Procedim penal edhe për dy të mitur

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar, SPAK përpjekje që procedimin penal ta shndërrojë në gjyq publik

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontroll në zyrat e kompanisë Soft & Solution në pronësi të Ermal Beqirit

Portugalia përballet me zjarre të shumta pyjore, mbi 1,700 zjarrfikës luftojnë me flakët

52 Vatra zjarri në 24 orët e fundit, dy ende aktive, katër në monitorim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.