02:43 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”, ja disa nga masat që parashikohen deri në 2030

10:29 | 19/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”, ja disa nga masat që parashikohen deri në 2030

Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”. Dokumenti iu nënshtrua fillimit procesit të konsultimit publik nga Ministria e Financave, duke nisur nga fillimi i muajit prill.

Bëhet fjalë për strategjinë e tretë që ka në fokus marrjen e masave në funksion të forcimit të mëtejshëm të Financave Publike, një document i dakordësuar me Bashkimin European, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Qeveria angazhohet në implementimin e këtyre masave deri në vitin 2030. Në strategji, masat e parashikuara janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore, të cilat kanë të bëjnë me programimin makroekonomik dhe monitorimin e riskut, planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, menaxhimin dhe mobilizimin e të ardhurave, kontabilitetin dhe menaxhimin e zbatimit te buxhetit, kontrollin e brendshëm financiar publik, si edhe mbikëqyrjen e jashtme.

Sa i përket shtyllës së parë, disa nga objektivat kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimin e parashikimeve të avancuara makroekonomike, si edhe ndërmarrjen e praktikave sa më të qëndrueshme sa i përket menaxhimit të riskut fiskal.

Në lidhje me planifikimin e integruar dhe monitorimin e raportimin transparent, strategjia ka si objektiva përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave të planifikimit strategjik të integruar dhe planifikimin buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, rritjen e monitorimit dhe raportimit transparent, si edhe një përfshirje edhe më të gjerë të publikut në proceset buxhetore.

Referuar të ardhurave, synohet rritja e mobilizimit të tyre përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizimi i sistemeve të menaxhimit të riskut të administratës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së.

Një tjetër objektiv, i lënë edhe nga FMN dhe i kërkuar tashmë edhe nga BE, është miratimi dhe zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, me fokus rritjen e mirëadministrimit, shmangien e evazionit dhe thellimin e luftës ndaj informalitetit.

Në shtyllën e katërt, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësimin dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, si edhe forcimin e raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit.

Ndërsa referuar kontrollit të brendshëm financiar, synohet të përmirësohen më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetjen financiare të BE-së.

Sa i përket mbikëqyrjes së jashtme, disa nga objektivat e synuara në strategji kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, ku përfshihen Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe KLSH.

Marre nga Monitor

Pas

Lufta me kancerin, studimi: Stresi, katalizator për përhapjen ne metastazave

Para

Begaj takim me presidentin gjerman: Berlini, mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri

Para
Presidenti Begaj niset në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Begaj takim me presidentin gjerman: Berlini, mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.