11:33 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dita ndërkombëtare për eleminimin e dhunës seksuale në konflikte/ Kurti: Viktimat të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte

11:13 | 19/06/2024
në Aktualitet, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita ndërkombëtare për eleminimin e dhunës seksuale në konflikte/ Kurti: Viktimat të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka inkurajuar viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, që të thyejnë heshtjen. Ky postimi i Kurtit vjen me rastin e ditës ndërkomëbëtare për eleminimit të dhunës seksuale në konflikte.

Kurti shkruan se Serbia gjatë viteve 1998-99 ka përdorur dhunën seksuale si armë lufte, teksa ka shtuar se ky është krim jo vetëm ndaj individit por ndaj gjithë shoqërisë.

“Gjatë viteve 1998 – 99, në Kosovë dhuna seksuale është përdorur si armë lufte nga Serbia. Ky është krim jo vetëm ndaj individit, por ndaj gjithë shoqërisë. Andaj ka lënë pasoja të thella dhe të gjëra.

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria. Është detyrim yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat. Të jemi zë i fuqishëm e krah i fortë. Sot dhe përherë. Në kujtim të viktimave që kanë humbur jetën, përkulemi me respekt. Nderojmë të mbijetuarat për forcën e qëndresën e tyre. Angazhohemi për mbështetje institucionale dhe për drejtësi”, shkroi ai.

Kurti më tej ka njoftuar se përmes ndryshimit të ligjit është zgjatur afati për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale, deri më 15 maj 2025.

“Përmes ndryshimit të ligjit e kemi zgjatur afatin për aplikim për njohjen e statusit, viktimë e dhunës seksuale të luftës, deri më 15 maj 2025. Duke ua njohur vuajtjet grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të mbijetuar, ne i inkurajojnë që të thyejnë heshtjen për këtë krim lufte”, u shpreh Kurti.

Pas

Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Para

Profesionet e lira/ Tabaku: Do i shkojmë deri në fund betejës sonë! Braçe: Jeni injorantë!

Para
Profesionet e lira/ Tabaku: Do i shkojmë deri në fund betejës sonë! Braçe: Jeni injorantë!

Profesionet e lira/ Tabaku: Do i shkojmë deri në fund betejës sonë! Braçe: Jeni injorantë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë

‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE

Ryshfet dhe korrupsion! 13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit, Qafë Bota u bllokua për disa orë

Më shumë se 900 tërmete në dy javë! Japonia goditet nga lëkundja të reja sizmike, sa ishin magnitudat

Detyrat “stok”, Tabaku: Legjislatura e 10-të mbyllet si kurrë më parë

Përplasi 3 makina dje në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “Audi Q8”, i shpallur në kërkim për ngjarjen e Astirit

Policia e Serbisë shpërndan bllokadat gjatë natës në Novi Sad, 79 të shoqëruar

Durrës/Arrestohet një person, në kërkim 3 të tjerë për grabitje me armë zjarri

Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar

Babai i tre fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota, ylli që ndërroi jetë një javë pasi u martua

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.