07:02 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta kërkon divorcin,reagon Kryemadhi: Nuk i di arsyet

11:08 | 21/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta kërkon divorcin,reagon Kryemadhi: Nuk i di arsyet

Ish presidenti i Republikës Ilir Meta, pas 26 vitesh martese ka njoftuar se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.  Nga ana tjetër Kryemadhi në një përgjigje për Zërin e Amerikës ka theksuar se se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar  Meten në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.

Në një intervistë për mediat Meta tha se Kryemadhi “është tanimë ish bashkëshortja”, dhe se vendimin ai ia kishte komunikuar djalit të tyre Besar Meta, 24 vjeçar, i cili sipas tij, disa herë i kishte kërkuar që të dy prindërit të gjenin “një zgjidhje të qetë, përsa kohë keni shumë tensione dhe probleme. Mendoj se kam gjetur një zgjidhje shumë të qetë”, u shpreh zoti Meta.

Zeri i Amerikës publikoi dhe një foto të dokumentit të kërkesë padisë që ishte bërë nga Ilir Meta për zgjidhje martese me Monika Kryemadhin.

Prej disa muajsh Meta nuk jeton në shtëpinë e familjes. Edhe në kërkesën për divorc, që mban datën 20 qershor, ai ka paraqitur si adresë personale, atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë, la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.

Ish presidenti nuk dha ndonjë shpjegim për arsyet e kërkesës për divorc, por la të kuptohej qartë se për të kishte qenë i papranueshëm qëndrimi i zonjës Kryemadhi ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në një kohë që ajo “ishte në dijeni të gjithë veprimtarisë së SPAK-ut kundër bashkëshortit e të gjithë përpjekjeve për të shantazhuar persona të ndryshëm kundër Metës”, deklaroi ai duke shtuar se “Monika është më afër me SPAK-un se sa me mua. Por SPAK-u nuk e merr dot peng Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”.

Javën e shkuar Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa nuk u bë e qartë se për cilin hetim ai ishte thirrur, në deklarimet e tij të mëpasshme, zoti Meta la të kuptohej se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes së tij. Ndaj tij dhe zonjës Kryemadhi po kryhet dhe një hetim pasuror. Ish presidenti deklaroi se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, për të cilat ai ia la përgjegjësinë bashkëshortes Monika Kryemadhi. Të njëjtin qëndrim ai mbajti dhe gjatë emisionit të së enjtes, duke përsëritur po ashtu akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ndërkohë që në deklarimet e saj, pas marrjes në pyetje po në Prokurorinë e Posaçme, zonja Kryemadhi ka qenë tejet e matur duke u shprehur se “prokurorët po bëjnë punën e tyre”.

Meta dhe zonja Kryemadhi, kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH, duke vijuar më pas në gjirin e familjes socialiste deri në vitin 2004, ku të dy, së bashku dhe më një grup tjetër socialistësh, u shkëputën, duke themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Një parti e drejtuar nga Meta, e ku zonja Kryemadhi mbajti funksione të larta në hierarkinë e kësaj force politike, duke marrë dhe frenat e saj në dorë, pasi verën e vitit 2017, zoti Meta u zgjodh president i Republikës. Dy ditë pas përfundimit të mandatit si Kryetar Shteti, në korrik të 2022, zoti Meta rimori drejtimin e LSI-së duke i ndërruar asaj edhe emrin, në Partia e Lirisë. /VOA

Etiketa: divorckryemadhimeta
Pas

Borrell takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor

Para

Parajsa e trëndafilave në Labinot të Elbasanit

Para
Parajsa e trëndafilave në Labinot të Elbasanit

Parajsa e trëndafilave në Labinot të Elbasanit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.