Një 27- vjeçar është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi, pasi dyshohet se kanë kultivuar disa bimë narkotike në pronën e njërit prej tyre.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 27 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
-Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
N. Z. dhe M. Z., të dy banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se kanë kultivuar disa bimë narkotike në pronën e shtetasit N. Z.;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.