04:09 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Sa kanë flokë ata në kokë, aq shkolla e kopshte të reja kemi bërë”, Veliaj: “Alternativa e opozitës në 2024-ën, djegia e gomave dhe molotovët”

17:17 | 21/06/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Sa kanë flokë ata në kokë, aq shkolla e kopshte të reja kemi bërë”, Veliaj: “Alternativa e opozitës në 2024-ën, djegia e gomave dhe molotovët”

 

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u takua me socialistët e Laprakës dhe Njësisë 11, të cilëve u shprehu mirënjohjen dhe falenderimet për kontributin ndër vite në parti, por edhe në të gjitha betejat elektorale. Ai komentoi edhe protestat e opozitës para bashkisë, duke nënvizuar se e vetmja alternativë që ofron PD-ja në 2024 është djegia e gomave dhe sulmet me molotovë.

“Më bëhet zemra mal sa herë kthehem në Laprakë. Këtu jetojnë njerëz që kanë ardhur nga veriu, nga jugu, nga zonat më të vështira të Shqipërisë dhe ia kanë nisur nga zero. Ishte Lapraka, Njësia 11, dera e parë ku kanë trokitur, zemra e madhe që i ka mikpritur të gjithë, duke u dhënë një shans. Jam vërtet krenar sot teksa shoh që partia jonë është rritur, është bërë shumë e madhe. Dikur takoheshim te kinemaja “Maks Velo”, tani nuk na nxë as kinemaja jonë, që deri dje ishte zaptuar. Sot shoh fëmijët që shkojnë te shkolla “Andrea Stefani”, te “Vaçe Zela”, te “Kristo Frashëri”, shkolla që i kemi bërë të reja sepse partia nuk është sport. Ti mund të jesh tifoz me një skuadër, një herë fiton, një herë humbet. Por, partia është instrument për të bërë punë, për t’u siguruar që Lumi i Tiranës nuk e përmbyt më Laprakën dhe Njësinë 11. Partia dhe vota bën që kinemaja të mos jetë e zaptuar, por të transformohet si kinema “Agimi”, në një qendër aktiviteti për të rinjtë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se opozita sot di vetëm të djegë goma. “Më pyesin njerëzit pse nuk u përgjigjesh atyre. Po kujt t’i përgjigjem? Aq goma sa djegin ata, ne kemi ndërtuar shkolla të reja. E kisha atë kandidatin në zgjedhje dhe u rrah me 60 mijë vota. E shoh në çdo protestë, ka më shumë flokë. Aq sa mbjell ai flokë në kokë, ne kemi bërë shkolla në Tiranë. Është diferencë shumë e madhe. Sot, të jesh në opozitë është super sport. Ti mund të shkosh të djegësh goma te Parlamenti, te Kryeministria, te Bashkia. Ky vetëm lyen flokët. Thashë me vete ku i del koha këtij, se s’ka bërë asnjë shkollë, vetëm lyen flokët! Kjo është të qeshësh e të qash. Viti 2024, varianti i opozitës është digj goma, mbill flokë. Ky është varianti i tyre. Unë e kam për krenari të takohem me ju në një oborr kopshti, se sot kemi bërë 101 kopshte, 42 shkolla, 84 kënde lojrash, që janë vepra për komunitetin, jo për kokën”, tha ai.

Veliaj deklaroi se vitet e fundit janë bërë 101 kopshte dhe 42 shkolla të reja, ndërsa në kohën që bashkia drejtohej nga PD, nuk u ndërtua asnjë shkollë. “Partia Socialiste është e vetmja forcë që ka bërë qytet dhe shtet. E mori Tiranën me kioska dhe e ka kthyer sot në vendin më turistik në të gjithë Evropën. Ne kemi qenë Koreja e Veriut. Sot vijnë 150 avionë në ditë, që ulen në aeroportin e Tiranës. Kjo është diferenca! Por këto nuk i bën Zana e Malit. I bën një forcë politike! Një votë për Partinë Socialiste bën qytet dhe shtet, kthen sigurinë, pastërti, liron hapësirat publike, transformon çerdhe e kopshte. Kam 10 vjet në Bashkinë e Tiranës dhe ende kam një pyetje: Më thoni një shkollë që kanë bërë ata [opozita]? Sot kemi kundërshtarë që s’kanë bërë asnjë shkollë, asnjë çerdhe, se nuk dinë ta thonë një emër shkollë. Ka 10 vjet që i pyes përditë. Na tregoni një! Ne kemi ndërtuar 5 shkolla vetëm në Njësinë 11, dhe prapë nuk mjafton, prapë duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh ai.

Drejtuesi politik i PS për qarkun shprehu bindjen se edhe pas zgjedhjeve të 2025, PS do të vijojë të çojë përpara Tiranën dhe Shqipërinë.

Pas

“Daily Express”: Shqipëria, zbuloni brigjet më të bukura të vendit ballkanik

Para

“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi, synimi ynë”. Gonzato: Duhen institucione të fuqishme gjyqësore, ku shoqëria civile të luajë rolin e saj

Para
“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi, synimi ynë”. Gonzato: Duhen institucione të fuqishme gjyqësore, ku shoqëria civile të luajë rolin e saj

“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi, synimi ynë”. Gonzato: Duhen institucione të fuqishme gjyqësore, ku shoqëria civile të luajë rolin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.