16:34 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

80 vjetori i gjenocidit grek mbi popullsinë e Çamërisë, Idrizi nga Konispoli: Presim falje publike nga Greqia, duam të gjejmë zgjidhje

12:07 | 23/06/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
80 vjetori i gjenocidit grek mbi popullsinë e Çamërisë, Idrizi nga Konispoli: Presim falje publike nga Greqia, duam të gjejmë zgjidhje

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kanë kujtuar 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në homazhin e përvitshëm në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer në Konispol. Në këtë vend prehen më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ministrja Anila Denaj si deputete e zonës, kryetari i bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, përfaqësues nga Kosova dhe shumë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se janë të keqardhur për qëndrimet që Greqia mban ndaj çështjes çame dhe ligjit të luftës. Ai shtoi se presin falje publike nga Greqia dhe duan të gjejnë një zgjidhje.

“Kujtesa është preludë i drejtësisë. Ndaj në këtë ditë ne kujtojmë me nderim dhe respekt viktimat e pafajshme të gjenocidit e të përsekutimit; kujtojmë ata që u sakrifikuan për të mbrojtur familjen dhe trojet e tyre. Dhimbja, vuajtjet, ky vend na motivon të bëhemi zëri i atyre që nuk mund të flasim më. Për ata që mendojnë se do të lodhemi apo do të harrojmë, ta mësojnë mirë se nga vuajtjet e padrejtësitë e mëdha të prindërve e gjyshërve tanë buron forca jonë, për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi.

Prezenca jonë këtu sot, apo në të gjitha këto aktivitetet që kemi bërë këto 5 muaj, këto varreza monumentale na e bëjmë edhe më të ndjeshme sikur ky gjenocid ka ndordhur 2 vjet më parë dhe jo 80 vjet më parë. Sepse gjenocidi nuk njeh moshë. Asgjë e mirë nuk mund të lindë nga gjenocidi e nga padrejtësia pa kërkuar falje e pa e kuruar atë. Falja është hyjnore. Dhe kjo është ajo që ne kërkojmë është nga shteti fqinj”, tha Idrizi.

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së deputetja Mesila Doda, theksoi se kërkojnë respektimin e atyre që humbën jetën gjatë masakrave.

“Ne kërkojmë respektimin e atyre që humbën jetën gjatë masakrave. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që janë sot në konventat ndërkombëtare. Politika shqiptare të mos trembet. Asgjë nuk mund të ndodhë e asgjë s’do të ndodhë. Sepse ky nuk është muri i harresës, është muri i trëndafilave.
Kemi kërkuar si PDIU që ky memorial të jetë një varrezë historike. Të jetë një memorial historik për atë ato që humbën jetën në gjenocidin që ndodhi 80 vjet më parë”, tha ajo.

Për ishkryenegociatoren e Kosovësm politikanen Edita Tahiri ndërtimi i varrezave të Kllogjerit është një hap i vogël për kujtesën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Ne jemi fëmijët e patriotëve ndaj nuk duhet të harrojmë gjenocidet ndaj shqiptarëve dhe vetëm të bashkuar ne ju tregojmë të gjithëve vendin ku e kanë”, tha ajo.

Në këtë takim të përkujtimit përshëndetën edhe deputetët e PDIU-së Nustert Avdulla dhe Gëzim Ademaj si edhe anëtarë të PDIU-së dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Nën tingujt e marshit funebër të gjithë pjesmarrësit vendosën trëndafila në memorialin e gurëve, si shenjë kujtimi e humbjes së jetës së të afërmve dhe njërëzve të tyre të dashur, që humbën jetën padrejtësisht 80 vjet më parë për shkak të gjenocidit grek.

Pas

Për herë të tretë, dhëndri i Berishës, Jamarber Malltezi i dërgon letër të hapur SPAK

Para

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Para
Elon Musk themelon një kompani të inteligjencës artificiale

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE: Moska nuk ka besueshmëri për të ndërmjetësuar në marrëdhëniet Izrael-Iran

Irani: Asnjë negociatë me SHBA-në, sa kohë që vazhdojnë sulmet izraelite

Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, brenda vitit mbyllet interkonjeksioni 400 kv me Maqedoninë e Veriut! Po studiohet një e here me Greqinë

Rusia konfirmon dorëzimin e 6,060 kufomave të ushtarëve ukrainas dhe planifikon kthimin e më shumë trupave

Dhërmi /Arrestohen 2 të huaj për shitje të lëndëve narkotike në zonën bregdetare

Irani ekzekuton një shtetas të akuzuar për spiunazh për Mossadin

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian

Pakistani mbyll pikat kufitare me Iranin

Atentati në Lundër drejt zbardhjes, policia i kërkon kompanisë blerësin e motorit

“Na flakën në rrugë”, 47 punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.