22:06 | 08/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin, Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri

12:19 | 23/06/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin, Veliaj: Nxitje dhe ogur i mirë për të ardhmen e sportit në Shqipëri

Fitorja e titullit kampion në Kampionatin e Futbollit për sezonin 2022-23 ka sjellë edhe një shpërblim prej 150 milion lekësh për ekipin e Partizanit nga Bashkia e Tiranës. Ky është një premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës, e cila vijon traditën e shpërblimit të skuadrave të kryeqytetit që fitojnë tituj kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Të njëjtin shpërblim e ka përfituar më parë edhe ekipi i futbollit KF Tirana, por edhe skuadra të tjera apo sportistë individualë që kanë fituar medalje me paraqitjet e tyre.

Në ceremoninë e dorëzimit të çekut për lojtarët dhe drejtuesit e ekipit, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manasterliu dhe deputeti i PS, Erion Braçe, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është kontributi më i madh që një bashki jep për skuadrat e kryeqytetit dhe do të shërbejë si një nxitje dhe ogur i mirë në të ardhmen. “Ky shpërblim është vetëm një pikë ujë, por edhe qyteti jep një kontribut, i cili me shpresë do të vazhdojë ndër vite. Teksa secila prej skuadrave të kryeqytetit shpërblehet me një shumë, e cila është sot shuma më e madhe që jep një bashki – 150 milionë lekë të vjetra – ky shpërblim vjen si nxitje për të sjellë sa më shumë kupa në Tiranë dhe për të filluar, ndoshta edhe nëpërmjet këtij incentivizmi, një garë më të fortë dhe një vëmendje më të madhe në sport”, u shpreh ai.

Veliaj falenderoi të gjithë kontribuesit që kanë mbajtur gjallë, me pasion, frymën dhe misionin e skuadrës së Partizanit.

“Partizani e ka ruajtur identitetin e të qenit skuadër e qytetit, e të pasurit një tifozeri besnike të qytetit. Mbaj mend dhurimet që ekipi i Partizanit bëri gjatë kohës së tërmetit dhe pandemisë, si një përgjegjshmëri sociale. Dua të falenderoj shokun, vëllain tim, Erion Braçen, që është këtu si anëtar i bordit të Partizanit, por ndoshta edhe tifozi më i zjarrtë. Falenderimin më special e kam për Perlat Mustën, kampionin e Partizanit, të qytetit tonë, kampionin e kombëtares tonë. Falenderoj trajnerët gocave dhe çunave të mrekullueshëm të Partizanit”, tha Veliaj.

Teksa u shpreh krenar për kontributin e dhënë, kryebashkiaku theksoi se puna do të vijojë më tej, sa u përket projekteve në fushën e sportit dhe terreneve sportive në kryeqytet.

“Nuk do mjaftohemi këtu, kemi edhe disa plane lokale. Kemi filluar projektimin e një stadiumi të ri “Selman Stërmasi” me Koorporatën Shqiptare të Investimit; të njëjtën gjë edhe për pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Do të kemi dy impiante të reja që do t’i shtohen, në 2-3 vitet e ardhshme, qytetit tonë dhe do të ketë edhe pak demokraci në çështjen e terreneve dhe të hapësirave. Janë 19 terrene që janë shpëtuar dhe kthyer në përdorim të komunitetit. Për një qytet që e filloi me fushat e grabitura, tamam si Tomka me shokët e tij, dhe e çoi nga 20 ekipe modeste në 250 shoqata sportive, është një qytet që ka të ardhme. Kur dikush merret me sport mëson se si të luajë në skuadër, mëson çfarë është humbja dhe çfarë është fitorja në jetë. As humbja nuk zgjat përgjithmonë, as fitorja nuk zgjat përgjithmonë”, përfundoi Veliaj.

Pas

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Para

Fjoralba Ponari gjen flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës! I kanë bërë magji?

Para
Fjoralba Ponari gjen flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës! I kanë bërë magji?

Fjoralba Ponari gjen flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës! I kanë bërë magji?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.