Gropat e mbetejeve hidrokarbure nga puset e naftes janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e fshatit Zharrëz pjesë e Bashkisë Patos. Në vecanti në lagjen Belulaj ku banesat ndodhen pranë mbetjeve situata paraqitet mjaft problematike.
Rritja e tempetaturave ka bërë që ndotja të ndihet edhe në banesa si edhe në vendet e punës. Për shkak të të nxehtit aroma e gropave të serës tejçohet brenda në banesa por edhe në serat e mbjella me perime e produkte të stinës duke shkaktuar ndotje.
Banorët thonë se kjo situatë zgjat prej më shumë se 30 vitesh por asgjë nuk është bërë për pastrimin e këtyre gropave ndërkohë që siç pohojnë ata nuk kanë munguar edhe rastet kur nga pakujdesia ka patur edhe humbje jete.
Ndërkohe afërsia me banesat mban në alert banorët për shkak të zjarreve të mundshme gjatë stunës së nxehtë.
Atë kerkojnë ndërhyrje në menyrë që të gezojnë shtëpitë dhe fëmijët të mos largohen nga fshati.