Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale, një vodeo sensibilizuese në lidhje me pastërtinë në qytete.
Videoja tregon Shqipërinë nga veriu në jug nëpërmjet valleve karakteristike të secilës zonë, ndërsa valltarët hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, duke promovuar kështu edhe një Shqipëri të pastër.
Postimi:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë mesazh për një Shqipëri të Pastër, ku bukuritë e natyrës i kemi pa kursim, trashëgiminë kulturore po ashtu dhe ajo që mund të bëjmë të gjithë bashkë është t’i duam e t’i mbrojmë, ju uroj një javë të mbarë.