Ka ndërruar jetë një polumbar pas shpërthimit në portin e Sarandës. Një njoftimin e policisë, thuhet se polumbarit i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit. Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.”, thuhet në njoftimin e poicisë.