14:49 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Policia e Durrësit aksion në plazh, sekuestrohen 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje. Procedohen penalisht 7 persona

11:58 | 25/06/2024
në Kryesore, Te Gjitha
0
Policia e Durrësit aksion në plazh, sekuestrohen 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje. Procedohen penalisht 7 persona

Nis plani operacional policor i koduar “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave në plazhe, të zëna në kundërshtim me ligjin. Nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në 3 plazhe, u evidentuan 4 raste të zënies së hapësirave publike me çadra dhe shezlongë dhe 4 raste të ndërtimeve pa leje të beach bar-eve.

Procedohen penalisht 7 shtetas, përgjegjës për këto paligjshmëri. Sekuestrohen 52 çadra dhe 106 shezlongë të vënë pa leje.

Me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit, nga subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike gjatë sezonit turistik, në zonën bregdetare të qarkut Durrës, Komisariati i Policisë Durrës inicioi planin operacional policor të koduar “Plazh i lirë”. Nga kontrollet dhe verfikimet në subjekte të ndryshme në 3 plazhe, u konstatuan dhe u goditën 8 raste të paligjshmërive kundër mjedisit dhe atyre financiare, raste për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:

-A. Gj., pasi kishte vënë 32 shezlongë dhe 16 çadra, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”;

-E. Sh., 32 vjeç, pasi kishte vënë 48 shezlongë dhe 24 çadra dhe kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-F. K., 46 vjeç, pasi kishte vënë 18 shezlongë dhe 8 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. D., 30 vjeç, pasi kishte vënë 8 shezglonë dhe 4 çadra, pa leje, në plazhin në lagjen nr. 1;

-F. M., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin në lagjen nr.1;

-D. V., 55 vjeç, pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin e Kallmit;

-T. H., pasi kishte ndërtuar një beach bar, pa leje, në plazhin “Porti i Gjermanit”.

Plani operacional “Plazh i lirë” vijon intensivisht.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët, si dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në plazhe dhe të marrin masa për sigurinë e pushuesve, duke zbatuar kërkesat ligjore. Në të kundërt ata do të ndëshkohen sipas ligjit. Gjithashtu, fton pushuesit që nëse marrin dijeni për shkelje të tilla, t’i denoncojnë ato, në numrin pa pagesë 112.

Etiketa: policia e durresit
Pas

“Profesionet e lira do paguajnë 40% taksa”/ Tabaku paraqet konkluzionet përpara Kushtetueses: Qeveria keqciton raportin e FMN për interesa të vogla dhe antikushtetuese

Para

Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

Para
Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje mes dy anijeve në portin e Igumenicës, pa të lënduar

Tiranë/Arrestohet shoferi që përplasi 3 fëmijë me monopatina,konflikte pronësie në kryeqytet, të përfshirë disa persona

Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA, vendimi final i mbetet SNSC-së

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Të shtëna me armë në Meksikë/ Shënohen 11 viktima, mes tyre një i mitur

Makina bie në kanal, plagosen 3 persona, shoferi dhe 2 anglezë

Arrest për dhunë në familje dhe procedime për ndërtim të paligjshëm e kanosje për çështje prone

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.