Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka vënë në listën e kuqe dy emra të tjerë të afërt të Putinit.
Mësohet se është lëshuar një urdhër arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Ata akuzohen për krime të dyshuara ndërkombëtare, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Pas këtyre dy personazheve, numri i zyrtarëve të akuzuar për këto vepra penale ka shkuar në 4. Kujtojmë se GJNP më herët ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova.