04:19 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

29-vjeçarja në Elbasan denoncon bashkëshortin që ishte në proces divorci për dhunë, e pëson babai të riut, policia i gjen nnë banesë armë dhe municion

09:46 | 27/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
29-vjeçarja në Elbasan denoncon bashkëshortin që ishte në proces divorci për dhunë, e pëson babai të riut, policia i gjen nnë banesë armë dhe municion

Policia në Elbasan ka vënë në pranga një 56-vjeçar. Ai mbante në shtëpi armë zjarri kallashnikov, granata, kapsolla detonatore dhe municion luftarak.

Pas denoncimit të saj, policia ka shkuar në banesën e të riut dhe ka zbuluar se babai i të riut kishte në banesë armë zjarri dhe lëndë plasëse. 56-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa 27-vjeçari është proceduar penalisht.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Angazhim maksimal për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe reagim profesional e në kohë ndaj rasteve të dhunës në familje dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët.

Si rezultat i inteligjencës së menjëhershme policore, finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.

Posedonte në banesë armë zjarri kallashnikov, granata, kapsolla detonatore dhe municion luftarak, vihet në pranga 56-vjeçari.

Procedohet penalisht djali i tij, për dhunë në familje.

Menjëherë pas administrimit të kallëzimit të një shtetasje se ajo ishte dhunuar psikologjikisht nga bashkëshorti i saj, 27 vjeç, me të cilin ishin në proces divorci, Komisariati i Policisë Elbasan, bazuar në inteligjencës policore se babai i 27-vjeçarit posedonte në banesë armë zjarri dhe lëndë plasëse, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e babait të tij, shtetasit B. Ç., në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 6 granata dore, 8 kapsolla detonatore, 16 krehëra dhe 330 fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua poseduesi i armës së zjarrit dhe lëndëve plasëse, shtetasi B. Ç., 56 vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 29 vjeç, djali i shtetasit B. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën janë në proces divorci.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Pas

Mbetën të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë

Para

Përdorej nga Hamasi, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sulm ajror në një shkollë në Khan Younis

Para
Përdorej nga Hamasi, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sulm ajror në një shkollë në Khan Younis

Përdorej nga Hamasi, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit sulm ajror në një shkollë në Khan Younis

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.