Flamur Noka ka folur sot në Kuvend në lidhje me megaskandalin e zbuluar ditën e djeshme tek Onkologjiku ku mjetë dhe personel, orientonin pacientët drejt privatit, apo nuk u jepnin dozat e mjaftueshme për trajtim, duke i marrë dhe shitur në farmaci të lidhur me to.
Noka ka kërkuar që të mos ngrihet histeri ndaj mjekëve, pasi edhe ditën e djeshme, tek Onkologjiku puna ka vijuar normalisht dhe pacientët kanë marrë shërbime edhe pse situata ishte e rëndë.
Ai tha se kushdo që bën pis bluzat e bardha duhet të përballet me drejtësinë.
“Më të mirët në vjedhje dhe keni edhe goxha përvojë, keni shkuar deri te vjedhja 100 përqind. Edhe ajo që ndodhi tek onkologjiku nu ishte spontane apo rastësi. Kështu funksiononi ju. Është e bnatyrdshme revolta dhe neveria që kanë shkaktuar në publik episodet e Onkologjikut. Unë kam punuar vetë aje, ndjej dhimbje e keqardhje, por kush ndot bluzën e bardhë duhet të përballet me drejtësinë. Duhet të bëjmë një analizë, edhe dje kur tek Onkologjiku kishte rënë bomba qytetarëve u është shërbyer, qindra pacientë janë vizituar. Mjekët më të keqpaguarit e Europës punojnë me përkushtim. Këtë nuk duhet ta harrojmë. Edhe dje tek Onkologjiku përkushtimi i mjekëve ka qenë. Të jemi kujdesshëm të mos ngremë histeri kolektive kundër mjekëve.
Por kjo ka një burim, propagandën e qeverisë për të shpëtuar nga burimi i së keqes edhe tek onkologjiku e në çdo sistem tjetër në Shqipëri. Kjo bëhet me regji që Rama nesër tu thotë shqiptarëve të sfilitur, që ja fajtorët nuk jemi ne por mjekët. Ata hakan kumbulla pas shpinës së kryeministrit.
Kjo ka një qëllim, të spostohet vëmendja nga batërdia e qeverisë. Ka mjekë që e shkelin betimin e Hipokratit dhe ndyjnë bluzat e bardha, por tenderomania e ka shkatërruar shëndetësinë”, tha ai.