Një urdhër i Ministrisë së Shëndetësisë, që mbanë datën 30/05/2024 për mbylljen e spitalit të Bashkisë Has dhe kalimin e tij si spital ditorë, ka shkaktuar kundërshtinë e banorëve, mjekëve dhe punonjësve të këtij spitali duke kundërshtuar, pasi bie në kundërshtim me ligjet në fuqi thonë ata.
Banorët e Hasit protestojnë kundër këtij urdhëri duke bërë thirrje për reagim popullorë.
Ndërkohë mjeku Sahit Jaku thot se spitali i bashkisë Has përmbush të gjitha kushtet, që nga numri i personelit, mjediset, aparaturat e deri tek mjekët specialist
Ndërsa për mjekun tjetër Shkelzen Ibra një vendim i tillë shkakton probleme të mëdha sociale tek banorët.
Në këtë spital ofrohen të gjitha shërbimet shëndetësore.
Kryetari i bashkisë Has, Myftar Dauti, kundërshton një vendim të tillë duke lënë pa shërbim shëndetësorë 23 mijë banor të kësaj bashkie.
Spitali i bashkisë së Hasit ka 57-punojës dhe u ofron shërbimë katër njësive administrative dhe qytetit të Krumës si dhe katër fshatrave kufitarë të bashkisë Tropojë.