Një person është vënë në pranga në Selitshtë të Dibrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”.
36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi.
Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat.
Bimët e kanabisit u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndyshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal.