20:08 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kreu i SPAK vizitë në Britani, Dumani: Bashkëpunimi me partnerët, element kyç në strategjinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

10:01 | 01/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i SPAK Altin Dumani bashkëbisedim me studentët në Universitetin e Shkodrës: Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme z. Altin Dumani, realizoi një vizitë zyrtare tre ditore në Britaninë e Madhe, ku pati takime shumë të frytshme me z. Stuart Skeates, Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme (Home Office), z. Greame Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtuesve të Policisë Britanike, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit (Metropolitan Police), dhe forcës policore të qytetit të Londrës (City of London Police).

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkëmbimin e të dhënave, organizimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve analitike të SPAK. Palët ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin e tyre në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe organizimin e operacioneve të përbashkëta me qëllim goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtyre takimeve të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së SPAK dhe do të përmirësojnë aftësitë hetimore dhe analitike të kësaj strukture. Zoti Dumani u shpreh se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një element kyç në strategjinë e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe rajon”.

Zyrtarët e lartë britanike vlerësuan me nota mjaft pozitive veprimtarinë e deritashme të SPAK dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë institucion në përmbushjen e misionit të tij ligjor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.

Zoti Dumani, u ftua gjithashtu edhe nga Instituti Mbretëror për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (RUSI) në një tryezë të përbashkët të organizuar në bashkëpunim me Dr. Andi Hoxhaj OBE, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL). Zoti Dumani bëri një prezantim të aktivitetit të SPAK në prani të përfaqësuesve të Ministrisë se Jashtme (Foreign, Commonwealth & Development Office), agjencive ligjzbatuese britanike, shoqërisë civile dhe botës akademike me pjesëmarrës nga disa prej universiteteve më të njohura britanike.

Prezantimi u fokusua në punën dhe vështirësitë e SPAK dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dr. Zhilla, Këshilltari Ligjor pranë kabinetit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, prezantoi disa nga sfidat që lidhen me hetimin e grupeve kriminale shqiptare dhe rëndësinë e një qasjeje të përbashkët në hetimin e krimit të organizuar shqiptar, i cili tashmë ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal dhe bashkëpunimin në tregjet kryesore kriminale në botë.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Arritjet kryesore të kësaj vizite përfshijnë forcimin e lidhjeve dhe një strategji me konkrete në fushën e bashkëpunimit midis palëve të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e hetimeve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, vizita kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit tek institucione te ndryshme britanike rreth rolit dhe rëndësisë së luftës së SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë këtu jo vetëm agjencitë ligjzbatuese por edhe përfaqësues te shoqërisë civile dhe botës akademike.

Etiketa: altin dumaniSPAK
Pas

U nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, zbardhen detaje nga minutat e fundit të shkrimtarit Ismail Kadare

Para

Skandali tek Onkologjiku, reagon Rama: Krim kundër njerëzimit!

Para
Mjekët pazare me pacientët te Onkologjiku, Rama mbledh sot shefat e shërbimeve në QSUT

Skandali tek Onkologjiku, reagon Rama: Krim kundër njerëzimit!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

100 mijë shqiptarë me kriptomonedha / U zhvillua në Tiranë samiti i kriptos për Ballkanin, ekspertët tregojnë fitimet dhe rreziqet

Kanadaja përballet me emergjencë zjarresh, evakuohen 17 mijë banorë

Raporti i ri/ Koreja e Veriut furnizon Rusinë me raketa dhe trupa për luftën ndaj Ukrainës

“Më në fund do e martojmë Shqipërinë me BE”, komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt, me Ramën…

“Ju e dini kush i blen votat”/ Përfaqësuesi ligjor i PD, Logu publikon videon: Një dëshmitar i gatshëm për SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.