Kryeministri Edi Rama takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Ai e ka konsideruar megaskandalin që ndodhte tek Onkologjikum, një krim kundër njerëzimit.
“Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë ë detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit.
Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha ai.