Një 22-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në Shëngjin. 22-vjeçari Gentian Bajrami është marrë nga autoambulanca në rreth rrotullimin e Shëngjinit dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Por, më pas ai është transportuar te Truama dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore
“Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.