20:23 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Organizoi trafikun e 7 emigrantëve që vdiqën në aksidentin tragjik të Këlcyrës, në pranga 24-vjeçari

10:12 | 02/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Gjitha
0
Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Është vënë në pranga pas 3 muajsh në kërkim 24-vjeçari i cili organizoi transportimin e 7 emigrantëve, të cilët humbën jetën së bashku me drejtuesin e automjetit në një aksident rrugor në aksin “Këlcyrë-Përmet” më 2 prill  të këtij viti.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 24-vjeçari Stiviljano Ndou i shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës. Gjatë ndalimit nga policia, i riu tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë së Shkodrës me motomjetin me të cilin lëvizte, por nuk arriti të largohej.

Njoftimi i policisë

DVP Shkodër/Kërkime intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Organizoi transportimin e 7 emigrantëve, të cilët humbën jetën, së bashku me drejtuesin e automjetit, në një aksident rrugor, më datë 02.04.2024, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, arrestohet në Shkodër, 24-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës.

I ndaluari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë së Shkodrës, me motomjetin me të cilin lëvizte.

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, me qëllim kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim për rastin e datës 02.04.2024, kur në një aksident rrugor, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, humbën jetën 8 shtetas, 7 emigrantë nga Pakistani dhe drejtuesi i automjetit me të cilin transportoheshin ata, në kundërshtim me ligjin, u mundësua lokalizimi në Shkodër, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit S. N., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Për këtë shtetas Prokuroria e Gjirokastrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka organizuar në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (drejtuesin e automjetit, i cili humbi jetën në aksident, dhe me shtetasit A. Gj. dhe R. D., të cilët u arrestuan më datë 03.04.2024), transportimin e 7 emigrantëve nga Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufijtë, me destinacion shtetet e BE-së.

24-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Etiketa: KelcyreShkoder
Pas

Princeshë Diana do të kishte mbushur sot 63 vjeç

Para

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj, i ul 15 vite burg, i ndryshon dhe akuzën

Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj, i ul 15 vite burg, i ndryshon dhe akuzën

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli ndryshon vendimin për Arbër Paplekaj, i ul 15 vite burg, i ndryshon dhe akuzën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.