Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Sipas të dhënave të censit pjesa më e madhe e popullsisë, 88,1 për qind jetonin në Njesi Familje përbërje tradicionale të bërthamave familjare (fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër).
Nga pjesa tjetër e popullsisë (11,9 për qind), 7,6 për qind e tyre deklaruan se nuk kishin lidhje familjare dhe 4,3 për qind e popullsisë jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5 për qind e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).