Kolosi i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare do të përcillet sot për në banesën e fundit. Për të nderuar shkrimtarin e madh Kadare do mbahet edhe një ceremoni shtetërore që do të bëjë bashkë krerët më të lartë të shtetit, politikës, personalitete të kulturës e diplomantë nga të dyja anët e vendit, Shqipëri dhe Kosovë.
Në Teatrin e Operas dhe Baletit mbahen homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jetë në moshën 88-vjeçare. Krerët më të lartë të shtetit, politikës e personalitete të artit do të marrin pjesë në homazhe.
Në Teatrin e Operas dhe Baletit ka mbërritur edhe arkëmorti i Kadaresë, ndërsa vajza e tij Besjana Kadara dallohet në lot.
I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.