Kryenegociatori serb, Petar Petkoviç, ka akuzuar Prishtinën se po “vret” dialogun.Një deklaratë e tillë erdhi vetëm një ditë pas takimeve të djeshme në Bruksel, mes grupeve negociatorëve.
Sipas Petkoviç, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka kritikuar disa marrëveshjes dhe se ka hedhur poshtë draftin e BE-së për dialogun.
“Bislimi dje në Bruksel, refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, e quajti Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare inekzistente, e kritikoi Elektroseverin si jonormal, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së për Asociacionin, të gjitha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po e vret dialogun!”, ka shkruar sot Petkoviç.
Kryenegociatori i Kosoëvs, Bislimi dje tha se Serbia refuzon të pranojë marrëveshjen në tërësi dhe nuk pranon të zbatojë pjesë të saj.
“Pala serbe refuzoi të përfshihet në diskutim për dakordimin e planit të sekuencimit si dhe në arritjen e formalizimit të marrëveshjes, bazuar në garancat e kërkuara në takimin e liderëve javën e kaluar. Diskutimi rreth çështjes së personave të zhdukur ekspozoi sërish që pala serbe është duke e sabotuar procesin, duke nxjerrë vazhdimisht kërkesa të reja me qëllim të bllokimit të procesit”, u tha në njoftimin e djeshëm të Zyrës së Kryeministrit.