14:10 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Autor i masakrës së Lushnjës, ekstradohet sot nga Greqia Laert Haxhiu

13:59 | 03/07/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Autor i masakrës së Lushnjës, ekstradohet sot nga Greqia Laert Haxhiu

Ekstradohet sot nga Greqia Laert Haxhiu, i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjës, ku humbën jetën dy të rinj. Mësohet se Haxhiu do të ekstradohet nga shteti grek drejt vendit tonë, përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Në masakrën e 2017-ës humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares. Gjykata e Apelit në Athinë do të thotë edhe fjalën e fundit për fatin e Laert Haxhiut. Po ashtu ai ka kërkuar edhe azil në shtetin grek, por kjo gjë i është refuzuar.

Si ndodhi masakra e Lushnjës?
Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetën të vrarë në 11 tetor të vitit 2017, ndërsa dy persona të tjerë, Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin atë çast dy viktimat, si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçari Bujar Turku, që po kalonte në atë moment me biçikletë, kanë mbetur të plagosur lehtë. Dy të rinjtë u ekzekutuan me breshëri automatiku në hyrje të lokalit. Autori zbriti nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë. Ai eci gati 20 metra, duke iu afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik. Ai ka lëshuar dy breshëri kallashnikovi, ndërkohë që ka lënë të vdekur në vend Jurgen Hoxhën dhe shokun e tij, Zamir Latifi.

Më pas, ai është larguar shumë shpejt në drejtim të daljes së Lushnjës, drejt zonës së ish-Fabrikës së Plastmasit. Zamir Latifit i ishte bërë atentat edhe një herë tjetër, një vit para ekzekutimit.

Ai ishte shok me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, ndërkohë që Xhulio Shkurti mori një plumb në këmbë, ndërsa u plagos edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Dy vjet pas ngjarjes së rëndë, që u quajt edhe si “masakra e Lushnjës”, ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera.

Enver Boriçi ishte viktima e radhës e atentateve mafioze, i cili u vra në dhjetor të 2019, ndërkohë që u ekzekutua edhe Besnik Hida po në të njëtin vit. Ky i fundit daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi. Nga Policia u dyshua se vrasja e tij mund të kishte lidhje me vrasjen e Latifit, për të cilin daja i tij kërkonte të bënte drejtësi dhe të zbardhej ngjarja.

 

Etiketa: greqiaJurgen HoxhaLaert Haxhiu
Pas

Mbi 120 njerëz të vdekur nga ikja në rrëmujë në Indi

Para

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së kërkon të aktivizohet alarmi pas fitores së ekstremit të djathtë në Evropë

Para
Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së kërkon të aktivizohet alarmi pas fitores së ekstremit të djathtë në Evropë

Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së kërkon të aktivizohet alarmi pas fitores së ekstremit të djathtë në Evropë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë! Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama nga Cërriku: Duhet të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme! Pushteti vendor të jetë pika e parë mbështetëse

Zhvillimi rural dhe anëtarësimi në BE, Rama bashkëbisedim me fermerët: Duhet të ndryshojmë qasje dhe të ndërtojmë një plan me modelet e duhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Pajtime Fetahu, ish-gjyqtarja e lidhur me grupin e Suel Çelës mbetet në burg

U arrestua në Francë, ekstradohet Paul Deda, ish shoqëruesi i Saimir Tahirit

Procesi i ndërtimi të dy rrjeteve ujitëse në Mat drejt finalizimit! Rama publikon pamjet: Veprat mundësojnë ujitjen e mbi 8,000 hektarë tokë bujqësore

Abuzoi sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, gjykata lë në burg 36-vjeçarin nga Fieri

Rinumërimi për Durrësin, kandidati i PD-së Aulon Kalaja paralajmëron protesta kundër KAS

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet në mënyrë dramatike. Mbi 45 përqind e qytetarëve janë larguar në 10 vite

Egjipt/ Fundoset varka në Gjirin e Suezit, 4 të vdekur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.