08:48 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kontrollet për pastrimin e parave në 2023, mangësitë më të mëdha u gjetën në zyrat e këmbimit valutor

07:44 | 05/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kontrollet për pastrimin e parave në 2023, mangësitë më të mëdha u gjetën në zyrat e këmbimit valutor

Banka e Shqipërisë edhe gjatë vitit 2023 ka ushtruar inspektime në subjektet e saj mbikëqyrëse për administrimin e rrezikut të pastrimit të parave. Konkretisht, gjatë vitit 2023, janë kryer inspektime për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit në 61 subjekte, nga këto: 5 banka; 5 subjekte financiare jobanka; 1 shoqëri kursim-krediti (SHKK); 50 ZKV, prej të cilave në 11 ZKV është realizuar ndjekja e zbatimit të rekomandimeve për mangësitë e konstatuara në ekzaminimin e mëparshëm.

Llojet e problematikave të identifikuara në banka u përkasin tipologjive të tilla si: kuadri rregullator, proceset e vigjilencës së duhur/zgjeruar, trajnimet, stafi dhe sistemi i centralizuar, thekson raporti.

Përgjithësisht, nga inspektimet në vend të kryera në banka gjatë vitit 2023 ka rezultuar se, për çështjet e administrimit të rrezikut PPP/FT, bankat i kushtojnë vëmendje dhe kanë rritur përpjekjet për një administrim të përshtatshëm të këtij rreziku, respektimin e kërkesave ligjore, rregullatore dhe të kuadrit të brendshëm rregullativ në këtë fushë.

Problematikat e evidentuara u përkasin tipologjive të tilla si: kuadri rregullator, proceset e vigjilencës së duhur/zgjeruar, mbështetja në palë të treta. Veçanërisht bankat, kanë ngritur struktura dhe sisteme të kënaqshme për këtë funksion dhe kanë rritur efikasitetin e masave parandaluese, çka reflektohet në rritjen e numrit dhe cilësisë së raporteve të aktiviteteve të dyshimta.

Disa problematika të identifikuara në banka ishin transaksione në para fizike në vlera të larta; përdorimi i llogarive personale për qëllime biznesi; mbështetja vetëm në ekstraktin e biznesit, pa analizuar të dhënat financiare të subjektit (aktivitetit) kundrejt profilit të klientit; raste të transaksioneve në para fizike mbi pragun prej një milion lekësh që nuk ishin raportuar.

Për institucionet financiare jobanka (IFJB) dhe shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK), nga inspektimi i tyre janë evidentuar mangësi në kuadrin e brendshëm rregullator për PPP/FT; strukturën/stafin përgjegjës; zbatimin e vigjilencës së duhur dhe zgjeruar; sistemin e centralizuar; kontrollin e brendshëm; proceset e administrimit të rrezikut TF dhe TFS; trajnimet; etj

Problematikat më të mëdha janë konstatuar në zyrat e këmbimit valutor, për të cilat janë marrë dhe më shumë masa administrative.

Sipas raportit të BSH-së, Nga inspektimi i Zyrave të Këmbimit Valutor (ZKV) janë evidentuar mangësi në lidhje me mungesën e njohurive dhe për pasojë moszbatimin e detyrimeve ligjore/rregullatore në lidhje me: (i) zbatimin e vigjilencës së duhur/zgjeruar; (ii) sistemin e centralizuar; (iii) trajnimet; (iv) mungesë evidencash që dokumentojnë verifikimin në lidhje me TF dhe TFS; (v) mungesë analizash dhe mungesë shfrytëzimi të portalit të raportimit online të AIF-së. Për adresimin e mangësive, përpos rekomandimeve, ndaj tyre janë marrë edhe masa administrative (gjoba).

Për problematikat e evidentuara për ZKV-të është vijuar me masa mbikëqyrëse/administrative përkatësisht si më poshtë: – Masë administrative 17 ZKV- Tërheqje vëmendje 8 ZKV- Revokim licence 2 ZKV. Disa nga problematikat kryesore të zyrave të këmbimit valutor lidhen me: – mosrespektim i procedurave identifikuese të klientëve në drejtim të identifikimit të klientëve dhe verifikimit të identitetit të tyre, si dhe mangësi në ruajtjen e dokumentacionit mbështetës të veprimeve valutore;

– mosrespektim i kërkesave për marrjen e masave parandaluese për krijimin e një sistemi të centralizuar përgjegjës për grumbullimin dhe analizimin e të dhënave dhe me elemente për identifikimin e anomalive;

– njohuri jo të mjaftueshme dhe moszbatimi i detyrimeve ligjore, si dhe akteve nënligjore për PPP/PFT;

– mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listat e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSKB) apo evidenca që ka kryer verifikime me listat e shpallura./ Monitor

Pas

Sot protestë para Bashkisë së Tiranës, policia me plan masash, ja si devijon trafiku. Thirrja për organizatorët e tubimit

Para

Aksion i policisë serbe në Bujanoc, bastisje në banesat e shqiptarëve

Para
Aksion i policisë serbe në Bujanoc, bastisje në banesat e shqiptarëve

Aksion i policisë serbe në Bujanoc, bastisje në banesat e shqiptarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.