13:08 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sunak largohet nga Downing Street, do të dorëhiqet edhe si lider i konservatorëve

12:48 | 05/07/2024
në Aktualitet, Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sunak largohet nga Downing Street, do të dorëhiqet edhe si lider i konservatorëve

Konservatorët kanë humbur thellë zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke mundësuar ardhjen në pushtet të laburistëve pas 14 vitesh.  Rishi Sunak mbajti fjalimin e fundit dhe është larguar nga selia e qeverisë në 10 Downing Street për të takuar formalisht Mbretin Charles III dhe për të dorëzuar detyrën.

Ai do të japë dorëheqjen edhe si lider i Partisë Konservatore, por jo menjëherë, duke lejuar që fillimisht të nisë procesi për zgjedhjen e pasuesit.  “E kam dëgjuar zemërimin tuaj,” tha ai në deklaratën e fundit jashtë Downing Street, duke iu referuar rezultatit dërrmues për konservatorët.

Sunak u kërkoi ndjesë qytetarëve, por edhe kandidatëve konservatorë, që kanë humbur mandatet në mbarë vendin.  Sunak deklaroi se “një nga gjërat më të jashtëzakonshme” në Mbretërinë e Bashkuar, është “se sa e pazakontë” është që ai u bë kryeministër pas dy brezave, që kur gjyshërit e tij emigruan në këtë vend.

Sir Keir Starmer do të bëhet kryeministri i ri, pasi të takohet me Mbretin.  Pavarësisht toneve në fushatë, Sunak e përshkroi kryeministrin e ri, si një “njeri të denjë dhe të përkushtuar për publikun’ të cilin e respekton.

Rezultati i zgjedhjeve

Partia Laburiste ka fituar thellë zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë pushtetin pas 14 viteve në opozitë. Sir Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri i vendit. Liderë nga mbarë bota kanë nisur ta urojnë për detyrën. Laburistët do të formojnë qeverinë e ardhshme, me një shumicë prej 211 ulësesh, në total 412 ulëse në Parlament.

Sunak u tha mbështetësve: “Populli britanik ka dhënë një verdikt të rëndë sonte, ka shumë për të mësuar… dhe unë marr përgjegjësinë për humbjen.” Konservatorët kanë marrë rezultatin më të keq në historinë e tyre. Ata kanë humbur më shumë se 250 mandate dhe do të mbeten me vetëm 121 deputetë.

Kryeministri i ri, nuk e fshehu entuziasmin. Sir Keir tha “ndryshimi fillon tani”, duke shtuar “ndihem mirë, duhet të jem i sinqertë” dhe “vendi po zgjohet me rrezet e shpresës”. Lideri i forcës populiste, Reform UK, Nigel Farage fitoi një vend në Parlament në përpjekjen e tij të tetë, në Clacton, duke premtuar “ky është vetëm hapi i parë i diçkaje që do t’ju trondisë të gjithëve”. Reform UK ka katër deputetë deri tani dhe ka gërryer kryesisht Partinë Konservatore.

Po kështu një rezultat pozitiv duket edhe për Liberal Demokratët, që mbërrijnë në kuotat e 71 deputetëve. Partia Kombëtare Skoceze ka patur një rezultat zhgënjyes. Deri tani parashikohet të reduktohet në vetëm nëntë deputetë, ndërsa Laburistët rimarrin dominimin në Skoci. Disa figura qëndrore të konservatorëve kanë humbur mandatin, përfshirë ish Kryeministren Liz Truss, Sekretarin e Mbrojtjes, Grant Shapps dhe lideren e Commons, Penny Mordaunt.

Ish-lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, ka mposhtur partinë e tij të vjetër për të ruajtur mandatin e tij në Islington North si kandidat i pavarur.

Etiketa: Jeremy CorbynMbretëria e Bashkuar
Pas

Babë e bir plagosën të riun, vihet në pranga 54-vjeçari, shpallet në kërkim djali

Para

Operacioni i Europol, ja si u arrestuan 13 mafiozë italianë

Para
Operacioni i Europol, ja si u arrestuan 13 mafiozë italianë

Operacioni i Europol, ja si u arrestuan 13 mafiozë italianë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.