18:07 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, policia e Vlorës arreston dy persona

13:43 | 05/07/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, policia e Vlorës arreston dy persona

Dy persona në kërkim kombëtar u arrestuan nga policia në Vlorë. Policia në një njoftim zyrtar bëri të ditur se Letjano Beluli, 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 16.05.2019, e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë personi i dytë i arrestuar është 32-vjeccari J.I, ndaj të cilit gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Njoftimi nga Policia

Vlorë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapen në qytetin e Vlorës dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri i dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, tjetri i akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “City”, si rezultat i të cilit u kapën në qytetin e Vlorës, shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar:

– Letjano Beluli, 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 16.05.2019, e ka dënuar me 1 vit e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Elbasan;

– J. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 12.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: arrestimegjykatapoliciavlore
Pas

Dritan Dajti kërkesë Gjykatës, kërkon lirimin nga burgu

Para

Protothema: Larguan Fredi Belerin si kryebashkiaku i Himarës, lëvizja e re provokuese u bë nga KQZ

Para
Protothema: Larguan Fredi Belerin si kryebashkiaku i Himarës, lëvizja e re provokuese u bë nga KQZ

Protothema: Larguan Fredi Belerin si kryebashkiaku i Himarës, lëvizja e re provokuese u bë nga KQZ

Discussion about this post

 



Të Fundit

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.