18:51 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjedhjet ne Himare, Begaj dekreton daten. Himarjotet votojne me 4 gusht

16:22 | 05/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zgjedhjet ne Himare, Begaj dekreton daten. Himarjotet votojne me 4 gusht

Pas vendimit te KQZ per heqjen e mandatit te kryetarit te Bashkise se Himares Fredi Beleri i cili eshte denuar me 2 vite burg per blerje votash, Presidenti i Republikes Bajram Begaj, pas letres se marre nga kryeministri Rama ku i kerkonte caktimin e dates se zgjedhjeve dhe takimin me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi, ka vendosur daten 4 gusht per zgjedhjet e reja ne Himare.

Tashme banoret e Himares me 4 gusht do te votojne per kryetarin e ri.

Njoftim  i plote:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton zgjedhjet për kryetar bashkie në bashkinë Himarë.
Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor.
Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.
Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore.

Pas

Përmbytet në brigjet e Afrikës varka me 170 emigrantë, humbin jetën 89 prej tyre

Para

Zgjedhjet ne Himare, reagon Bardhi: Çfare turpi, presidenti dekreton daten pa u konsultuar

Para
Zgjedhjet ne Himare, reagon Bardhi: Çfare turpi, presidenti dekreton daten pa u konsultuar

Zgjedhjet ne Himare, reagon Bardhi: Çfare turpi, presidenti dekreton daten pa u konsultuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

Kryeministri Rama kërkon shkarkimin e nënkryetarëve pasivë të bashkive: Është koha të largohen

SHBA bombardoi impiantet bërthamore me avionët B-2/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit

Theth, disa persona sulmojnë fadromat e IKMT-së me molotov

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.