16:34 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vuçiç për hyrjen e ushtrisë serbe në Bosnje: U respektuan procedurat

09:23 | 09/07/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vuçiç pas takimit me Lajçakun: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia “i ka respektuar të gjitha procedurat” me rastin e nisjes së kadetëve të Akademisë Ushtarake të Beogradit në Bosnje e Hercegovinë. Kadetët dhe oficerët e lartë të Akademisë Ushtarake në Beograd marshuan fundjavën e kaluar në dy qytete të Bosnje e Hercegovinës, me ftesë të Qeverisë së entitetit të Republikës Sërpska.

Shkuarjen e tyre atje e dënuan dy anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq. Ata thanë se nuk kanë dhënë leje për hyrjen e tyre dhe kërkuan hetime nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës, si dhe reagimin e komunitetit ndërkombëtar.

Duke reaguar ndaj kësaj, Vuçiç tha se nuk është hera e parë që kadetët e Akademisë Ushtarake në Beograd marrin pjesë në parada në Bosnje e Hercegovinë dhe se Serbia ka bërë “çdo gjë sipas ligjeve dhe procedurave, pikërisht ashtu siç duhet”.

“Ky është viti i tetë që shkojnë dhe nuk ka qenë kurrë problem, e tani është problem”, tha Vuçiq për Televizionin Pink të Serbisë.

Shkuarja e kadetëve, siç thanë për Radion Evropa e Lirë nga Policia Kufitare e Bosnje e Hercegovinës, u paralajmërua përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës. Përveç në Kozarë, ku u përkujtua përvjetori i një beteje të vitit 1942, kadetët parakaluan edhe në qytetin Prijedor.

Në këtë qytet, gjatë luftës së viteve ’90, u vranë më shumë se 3.100 njerëz të kombësive joserbe. Në paradë morën pjesë edhe ministri serb i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Nemanja Staroviq, dhe sekretari shtetëror në atë ministri, Zoran Antiq.

Opozita në Bosnje e Hercegovinë kërkoi mbajtjen e një seance të posaçme të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës për hyrjen e kadetëve të Ushtrisë së Serbisë në territorin e vendit./ REL

Pas

Zjarri në fshatrat e Dropullit/ Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të FA angazhohen për shuarjen e flakëve

Para

Organizonte lotari në mënyrë të paligjshme, në pranga 24 vjeçari në Tiranë

Para
Organizonte lotari në mënyrë të paligjshme, në pranga 24 vjeçari në Tiranë

Organizonte lotari në mënyrë të paligjshme, në pranga 24 vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Papa Leoni XIV bisedon me Netanyahun pas sulmit ndaj Kishës Katolike në Gaza: Të mbrohen vendet e shenjta, të ndalet lufta

Miratohet projektligji për reduktimin e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut

“Shqipen e fliste si një AI i pakolauduar”, Rama batuta me eksperten e IT: La në SHBA një nga kompanitë më të mëdha të botës, për të punuar këtu

Trump kërkon transparencë për dosjen Epstein, publikimi i dëshmive me vendim gjykate

Takimi maratonë me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kancelari gjerman kritika Izraelit: Ajo që po ndodh në Gaza e papranueshme

Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

Gjetet pa shenja jete roja në Portin e qytetit të Sarandës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.